Home / Lajme / Maqedoni / Rasti ‘Mavrova’, Sulejmani lirohet me garanci

Rasti ‘Mavrova’, Sulejmani lirohet me garanci

22 janar-
“Ishim dëshmitarë që sot mbaroi masa e paraburgimit për Kadri Sulejmanin dhe tash do të mbrohet në liri, prej këtij momenti, pas vendimit të këshillit Gjyqësorë të Gjykatës Shkupi 1, tash ai është në liri. Në bazë të asaj që u paralajmërua, sot edhe njëherë do ta vërtetojmë atë se si kaucion janë dhënë 20 mije euro kesh”, deklaroi Miralem Asani, avokat i Kadri Sulejmanit.

Kadri Sulejmani, i arrestuar dy javë më parë nga policia Maqedonase, u lirua sot nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri. Lirimi i Sulejmanit, erdhi pas pagimit të garancisë në vlerë prej 20 mijë eurosh. Kadri Sulejmani u arrestua nën akuzën për keqtrajtim të punëtorëve të Ndërmarrjes ndërtimore Mavrova”.

“Ishim dëshmitarë që sot mbaroi masa e paraburgimit për Kadri Sulejmanin dhe tash do të mbrohet në liri, prej këtij momenti, pas vendimit të këshillit Gjyqësorë të Gjykatës Shkupi 1, tash ai është në liri. Në bazë të asaj që u paralajmërua, sot edhe njëherë do ta vërtetojmë atë se si kaucion janë dhënë 20 mije euro kesh”, deklaroi Miralem Asani, avokat i Kadri Sulejmanit.

Asani deklaroi se klientit i tij, Sulejmanit i është mbajtur edhe pasaporta dhe se ai është i obliguar që çdo të mërkure të paraqitet tek personi zyrtarë në gjykatën e Tetovës.

“I është marrë pasaporta, është deponuar dhe ka për obligim çdo të mërkure të paraqitet në gjykatën e Tetovës, të personi i autorizuar që duhet të paraqitet si masë preventive.

Gjithsesi se është i obliguar dhe jam i bindur se do të paraqitet në çdo ftesë të gjykatës. Për momentin unë mendoj se Kadri Sulejmani është i pafajshëm dhe mbi të gjitha për këtë proces vlen ligji për amnisti dhe nuk ka vepër këtu në këtë rast”, shtoi avokati Asani.
Për rastin punonjësit e Mavrovës, përveç Sulejmanit akuzohen edhe deputeti i BDI-së Hisen Xhemaili si dhe Shkodran Idrizi, i cili pas ekstradimit nga Gjermania, ndodhet në paraburgim në burgun e Shutkës.
Alsat-m

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *