Home / Sport / Real Madrid, gati “çmenduria” e radhës: Fabregas

Real Madrid, gati “çmenduria” e radhës: Fabregas

Megjithë kritikat për shpenzimin e shumave marramendëse në merkato, klubi madrilen nuk do t’ia dijë, duke bërë gati një ofertë “faraonike” për kapitenin e Arsenalit.

Janë plot 80 milion euro në dispozicion të “Topçinjve” për të lejuar që mesfushori spanjoll të bëhet ylli i radhës që zbret në “Bernabeu”. Në fakt, në ofertën e “mbretërve” përfshihet edhe sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain.

Sipas drejtuesve të Realit, Higuain vlen 35 milion euro, ndërkohë që pjesa tjetër prej 45 milion eurosh është gati në dorë. Sulmuesi pëlqehet nga trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. Megjithatë, “lufta” për kapitenin e “Topçinjve” mund të bëhet edhe më e ashpër, pasi Barcelona vazhdon të këmbëngulë për ta pasur në radhët e veta.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *