Home / Sport / Reali i Madridit ‘mposht’ Gramozin 2-1

Reali i Madridit ‘mposht’ Gramozin 2-1

Reali i Madridit ka fituar 2-1 kunder Gramozit ne ndeshjen e luajtur ne “Qemal Stafa”, e vlefshme per trofeun “Taci Oil”.

GDefekti elektrik nuk errësoi dot ngjyrat festive të trofeut ”Taçi Oil”

Real Madrid meritoi fitoren në një ndeshje që u ndoq me entuziazëm nga afro 15 mijë shikues në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”, i cili nuk ka qenë në lartësinë e emocioneve të ndeshjes. Fitimet nga biletat shkuan për bamirësi për të dëmtuarit nga përmbytjet, ndërkohë që mediat ndërkombëtare njoftojnë se në Shkodër Reali do të hapë për bamirësi edhe një akademi futbollistike

Miqësorja mes ekipit të Gramozit dhe Real Madridit e zhvilluar në mbrëmje në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” është fituar nga spanjollët me rezultatin 2:1. Për ekipin e Gramozit shënoi Daniel Xhafa që në minutën e dytë të ndeshjes, ndërkohë që për Realin e Madridit barazoi Rikardo Kaka 10 minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Pak sekonda para fillimit të pjesës së dytë, një black-out në sistemin e brendshëm elektrik të stadiumit Qemal Stafa ka lënë në errësirë shikuesit e etur për spektakël, një minutazh ankthi që ka zgjatur rreth 60 minuta, gjatë të cilit në mënyrë ekzemplare, Reali i Madridit ka nderuar spektatorët dhe Shqipërinë duke pritur me durim zgjidhjen e defektit dhe vijimin e ndeshjes, paçka se në mënyrë të pazakontë. E keqja ka kaluar përmes fishkëllimave dhe pjesa e dytë ka folur tërësisht për galaktikët, ku Kristiano Ronaldo dhe Benzema kanë shkëlqyer me grintën e tyre në fushë, ndërkohë që për Gramozin vlen të përmendet paraqitja e mirë e portierit Orges Shehi si dhe e brazilianit Do Santos. Në minutën e 80 Karim Benzema ka kaluar Realin në avantazh, duke e bërë ekipin kastilian edhe fitues të edicionit të tretë të trofeut “Taçi Oil”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *