Home / Sport / Reali pesë pikë më pak se Barcelona

Reali pesë pikë më pak se Barcelona

Reali nuk është edhe aq larg me pikë nga kampioni i Spanjës, Barcelona. Klubi mbretëror nuk e sheh edhe ditën e largët kur do të barazohet me pikë me Barcelonën.

Klubi që ka investuar më së shumti para gjatë këtij kampionatit kërkon edhe trofeun e titullit të kampionit. Reali ka humbur luftën për kupën e Spanjës, por shumë reale i sheh gjasat në luftë për ta fituar kampionatin spanjoll dhe Champions Leagua. Skuadra e Realit që është në formën më të mirë e dëshmoi veten në terrenin e nxehtë në La Coruna. Në këtë fushë shënoi fitore me rezultat 3:1 dhe mbajti hapin në minus pesë pikë me liderin e tabelës, Barcelonën. Karakteristikë ka qenë se edhe Barcelona nuk fali si udhëtues, duke i shkaktuar humbje 1:0 skuadrës së Gijonit. Shihet se dy skuadrat më të fuqishme, Barcelona dhe Reali do të shtyhen me bërryla deri në fund se kush do të jetë kampion i ri. Barcelona kërkon mbrojtjen e titullit, ndërsa Reali të marr fronin dhe të fitoi titullin e kampionit. Barcelona e fitoi ndeshjen falë golit të futbollistit Pedro që shënoi në minutën e 30-të. Nga ana tjetër, Reali realizoi fitoren me golat e Graneros (13’), Benzemas (40’ e 91’) dhe për vendasit shënoi Riki (86’-nga penalltia) .

Tabela

1. Barcelona 20 16 4 0 50:10 52
2. Real Madrid 20 15 2 3 47:15 47
3. Valencia 19 11 6 2 35:18 39
4. Mallorca 19 10 4 5 33:21 34
5. La Coruña 20 10 4 6 24:22 34
6. Sevilla 19 10 3 6 29:21 33
7. Getafe 19 10 0 9 27:24 30
8. Athletic Bilbao 20 9 3 8 24:25 30
9. Villarreal 19 7 5 7 31:27 26
10. Gijon 20 6 6 8 20:22 24
11. Osasuna 19 6 5 8 18:21 23
12. Santander 19 6 5 8 23:27 23
13. Atletico Madrid 19 6 5 8 30:31 23
14. Espanyol 20 6 5 9 14:26 23
15. Almeria 19 4 6 9 18:29 18
16. Malaga 19 3 8 8 21:26 17
17. Valladolid 19 3 8 8 23:35 17
18. Teneriffe 19 4 5 10 16:36 17
19. Zaragoza 19 3 5 11 20:41 14
20. Xerez 19 1 5 13 8:34 8

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *