Home / Sport / Red Bull Street Style zgjedh më të mirin nga Shqipëria e Kosova

Red Bull Street Style zgjedh më të mirin nga Shqipëria e Kosova

Red Bull Steet style vjen për herë të parë në Shqipëri më datat 27 dhe 28 janar 2010, me pjesëmarrjen e konkurrentëve nga Shqipëria dhe Kosova.

Këtë vit, finales së madhe të këtij aktiviteti në Afrikën e Jugut, do t’i bashkohet edhe një përfaqësues shqiptar. Deri tani janë regjistruar rreth 40 sportistë nga Tirana, Vlora, Shkodra, Pogradeci, si dhe nga Kosova të cilët do të mblidhen së bashku për të përzgjedhur më të mirin, që do të përfaqësojë vendin tonë në Botërorin e Afrikës së Jugut. Kontrolli mbi topin, kreativiteti dhe stili janë kriteret bazë të suksesit. 3 minuta, 2 lojtarë, 1 top – këto janë rregullat e konkurrimit në Red Bull Street Style.
Pas suksesit në 2008 në Sao Paulo, ku 45 shtete nga e gjithë bota dërguan fituesit respektivë në Finalen Botërore ky kampionat po merr përmasa gjithmonë e më të mëdha. Qindra etapa kualifikuese po zhvillohen në shumë shtete të botës, për të arritur në aktivitetin final, ku më të mirët do të mblidhen për të shpallur Kampionin e Botës në Afrikën e Jugut, në prill 2010.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *