Home / Lajme / Maqedoni / Refet Elmazi mbetet anëtar i PDSH-së

Refet Elmazi mbetet anëtar i PDSH-së

5 janar
Refet Elmazi është shumë i rëndësishëm në kuadër të PDSH-së, natyrisht ka dhënë kontribute shumë të mëdha, ka dhënë kontribute edhe për çështjen kombëtare. Opinioni e din se ai ka pasur edhe vuajtje nëpër burgjet e Maqedonisë shkaku i veprimtarisë së tij kombëtare, tha Thaçi

Urim Hasipi
Lideri I PDSH-së Menduh Thaçi, duke komentuar dorëheqjen e anëtarëit të kryesisë qendrore Refet Elmazi, nënvizoi se dorëheqja e Elmazit është një shmebull I mirë I reformave duke u`a lënë vendin të rrinjëve, por siç tha Thaçi, duke mos anashkaluar kontributin e tij në parti

Refet Elmazi mbetet anëtarë i PDSH-së, është kuadër i rëndësishëm për partinë edhe pse është dorëhequr nga postet që ka ushtruar brenda PDSH-së, ka deklaruar kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi.

“Refet Elmazi është shumë i rëndësishëm në kuadër të PDSH-së, natyrisht ka dhënë kontribute shumë të mëdha, ka dhënë kontribute edhe për çështjen kombëtare. Opinioni e din se ai ka pasur edhe vuajtje nëpër burgjet e Maqedonisë shkaku i veprimtarisë së tij kombëtare.

Erdhëm në një përfundim të përbashkët se kontributi i tij ndoshta do jetë më i madh si anëtarë i kësaj partie.
Lëshimi i posteve është një shembull i mirë për reformë dhe për hapje dyer të angazhimit të njerëzve të rinj dhe moshave të reja”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *