Home / Lajme / Maqedoni / Regjistrohen dy shkelje të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit

Regjistrohen dy shkelje të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit

16 janar-
Pirja e duhanit nuk është e ndaluar vetëm në shtëpitë e njerëzve, në hapësirë të hapur dhe në sipërfaqe publike nëse nuk mbahen gara sportive, manifestime kulturore dhe argëtuese, tubime dhe ngjarje të tjera publike. Atëherë duhanpirësit do të duhet të përmbahen dhe të ndezin cigare pas përfundimit të manifestimit apo tubimit.

Urim Hasipi
Nga 1.350 inspektimet e kryera në objekte hotelierike (kafe bare, klube të natës, diskoteka dhe objekte tjera ku shërbehet dhe konsumohet ushqim) në më shumë qytete të Maqedonisë, inspektorët kanë regjistruar vetëm dy shkelje të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit.

Inspektorët e tregut shtetërorë nga Kumanova, kanë hasur dy persona fizikë, të cilëve u është shqiptuar gjobë dhe urdhër për pagesë në vendin e ngjarjes, me vlerë prej 100 eurove. Kundër personit juridik dhe përgjegjës janë ndërmarrë masa adekuate ligjore. Në rast të mospranimit të tyre, kundër kryerësve të shkeljes do të parashtrohet kërkesë për ngritjen e procedurës penale. Shkelje të Ligjit, nga ana e Inspektoratit shtetëror rë tregut është vërejtur edhe në një objekt hotelierik në Gostivar nga ana e një personi fizik.

Ligji zbatohet edhe në drejtoritë shtetërore, vetadministrimet lokale dhe ndërmarrjet e tjera publike. Nga 208 mbikëqyrje të kryera, inspektorët e punës nuk kanë hasur asnjë person fizik të pijë cigare në hapësirat e punës. Janë konfirmuar vetëm mungesa të shenjave për ndalesë të pirjes së duhanit dhe mungesë të personit të obliguar për kontroll, për çka janë ndarë 19 vendime.

Hotelierët të pakënaqur nga Ligji, për më 22 janar paralajmëruan protestë me mbylljen e lokaleve të tyre në kohëzgjatje prej 24 orëve. Ata konfirmojnë se nga fillimi i zbatimit të tij, në mënyrë drastike është zvogëluar puna dhe fitimi, për çka paralajmërojnë edhe zvogëlim të numrit të të punësuarve. Hotelierët kërkojnë adaptim të Ligjit dhe në pjesën e mbyllur të ketë ndarje të zonave ku pihet dhe nuk pihet duhani.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, megjithatë, nuk mendon për ndryshime në Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit edhe krahas protestave të paralajmëruara të pronarëve të objekteve hotelierike. Sipas zëvendëskryeministrit të obliguar për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, Maqedonia nuk është e para, por as e fundit e cila është vendosur për zbatimin e plotë të ndalesës për pirjen e duhanit në vende publike.

Analizat ekonomike, siç sqaroi, tregojnë efekte pozitive nga miratimi i ligjit, edhe pse në afat të shkurtë është i mundur zvogëlimi i fitimit të objekteve hotelierike.

Zbatimi i ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit, filloi më 1 janar, ndërsa me këtë ndalohet plotësisht pirja e duhanit nëpër kafene, bare të natës, disko-klube …. por përveç në ambient të mbyllur, nuk do të mund të pihet duhan edhe në ballkone, banaqe dhe në veranda, përkatësisht gjithkund ku shërbehet ushqim dhe pije.

Pirja e duhanit nuk është e ndaluar vetëm në shtëpitë e njerëzve, në hapësirë të hapur dhe në sipërfaqe publike nëse nuk mbahen gara sportive, manifestime kulturore dhe argëtuese, tubime dhe ngjarje të tjera publike. Atëherë duhanpirësit do të duhet të përmbahen dhe të ndezin cigare pas përfundimit të manifestimit apo tubimit.

Duhanpirësit për mosrespektim të Ligjit do të paguajnë prej 150 deri 300 euro, ndërsa dënimet për mosrespektim nga hotelierët dhe ndërmarrjet janë prej 2.500 deri 4.500 euro, ndërsa për personat përgjegjës është prej 100 deri 300 euro. Sipas Ligjit për veprimtarinë hotelierike është paraparë edhe mbyllja e objektit në kohëzgjatje prej 30 ditëve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *