Home / Sport / Reinfried Herbst i pari në Kranjska Gora

Reinfried Herbst i pari në Kranjska Gora

Në krye të renditje së përgjithshme të Kupës së Botës gjendet Benjamin Raich me 1007 pikë, 110 më shumë se zvicerani Carlo Janka, i cili nuk ka marr pjesë në garën e sotme.

Austriaku Rainfried Herbst ka triumfuar në sllallomin e tetë të këtij edicioni që në kuadër të Kupës së Botës është zhvilluar në Kranjska Gora të Sllovenisë. Herbst deri te fitorja e katërt në këtë edicion dhe e nënta në karrierë ka arritur me kohën e përgjithshme prej 1:45.35 minuta me 40 të qindtat përparësi ndaj bashkëkombësit të tij Marcel Hirscher, njëherësh fituesit të garës së shtunës në sllallom të madh, derisa vendi i tretë i ka takuar francezit Julien Lizeroux. Në krye të renditje së përgjithshme të Kupës së Botës gjendet Benjamin Raich me 1007 pikë, 110 më shumë se zvicerani Carlo Janka, i cili nuk ka marr pjesë në garën e sotme. Ndërkaq në renditjen e sllallomit i pari është Herbst me 505 pikë, para Lizeroux-it që ka 462 pikë. Për shkak të Olimpiadës Dimërore që do të zhvillohet në Vankuver, Kupa e Botës në konkurrencën e meshkujve do të vazhdojë me garën e lëshimit më 6 mars në Norvegji, derisa një ditë më pas do të mbahet super sllallomi i madh. Gara e ardhshme e sllallomit njëherësh edhe e fundit në këtë edicion është caktuar më 12 mars në Gjermani.

Rezultatet

1. R. Herbst (Aus) 51.31
2. M. Hirscher (Aus) +0.40
3. J. Lizeroux (Fra) +0.53
4. T. Ligety (SHBA) +0.60
5. F. Neureuther (Gjer) +0.69

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *