Home / Sport / Roma, festë dhe ankth…

Roma, festë dhe ankth…

Pas suksesit ndaj Juventusit tifozët verdhekuq kanë festuar në kryeqytetin italian, por janë në pritje të njoftimeve mbi gjendjen e Luka Tonit pas dëmtimit.

Sulmuesi italian ka pësuar një dëmtim të shkallës së dytë në pulpën e majtë dhe rrezikon një stop të gjatë. Megjithatë, përgjigjja përfundimtare në lidhje me problemin dhe koha e nevojshme për t’u riaftësuar do të jepet pas ekografisë ditën e hënë.

Ndërkaq, rreth 300 tifozë romanistë kanë pritur me ovacione në aeroportin e Fiumiçinos avionin që mbante lojtarët verdhekuq pas triumfit në Torino. Trajneri Klaudio Ranieri (roman dhe romanist) nuk e ka fshehur kënaqësinë e vet: “Është vërtet bukur të shohësh gjithë këtë entuziazëm. Por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e të martës ndaj Katanias”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *