Home / Sport / Roma fundos Juven, Ranieri Ferrarën, 2-1

Roma fundos Juven, Ranieri Ferrarën, 2-1

Roma ka mundur 2-1 në kohë shtesë Juventusin në Torino duke i shkaktuar ndoshta goditjen e nokautit ëndrrave evropiane bardhezi por edhe të ardhmen e teknikut Ferrara.

Me humbjen e tetë derimë tani, Juve rrezikon edhe vendin e pestë për momentin duke iu larguar me shpejtësi synimeve të sezonit. Në fillim doli nga Champions, pastaj gara për titull mund të quhet utopi ndërsa tani rrezikon edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për vitin e ardhshëm.

Bardhezinjtë kaluan të partë në avantazh në minutën e 51’ me anë të kapitenit Del Piero në një ndeshje plot emocione. Në minutën e 68’ kapiteni tjetër kësaj radhe, Françesko Toti barazon rezultatin në 1-1 me anë të 11- metërshit. Në minutën e 82’ bufon del me të kuqe për një ndërhyrje ndaj Rises, ndërkohë që ky i fundit i jep goditjen e nokautit bardhezinjve me një gol me kokë në minutën e 93’.

Roma me tri pikë të importuara nga Torino zë vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa Juventusi mbeti i pesti me vetëm 33 pikë të tubuara deri më tash. Si duket trajnerit Ciro Ferrarës po i luhatet karrigia dhe më këtë humbje aspak nuk i ka punët mirë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *