Home / Sport / Ronaldo “ndez” derbin: Jam tifoz i Milanit

Ronaldo “ndez” derbin: Jam tifoz i Milanit

Ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit, Ronaldo, që aktualisht luan me Korinthiasin në kampionatin brazilian, ka pohuar se sot në mbrëmje do të bëjë tifo për kuqezinjtë.

Megjithëse ka kaluar vetëm dy sezone te Milani (2006-2008), ndërkohë që në “Apiano Xhentile” ka qëndruar plot pesë sezone (1997-2002), asi brazilian ndihet më tepër i lidhur me “Milanelon” dhe mbrëmjen e sotme do të bëjë tifo për skuadrën e Leonardos.

“Ka kaluar kohë e gjatë që prej largimit tim nga Interi. Ende kam simpati për ta, por periudha e qëndrimit te Milani ka qenë më e afërt dhe atje kam krjuar marrëdhënie të jashtëzakonshme”, theksoi 33-vjeçari në një intervistë për “Sky Sport Italia”.

Ai shtoi se e ka njohur mjaft mirë gjithë ambientin te Milani dhe sipas tij, është më ndryshe se kudo tjetër. “Mbi të gjitha, mendoj se jam tifoz i Milanit”, përfundoi “Fenomeni”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *