Home / Sport / Ronaldo shkëlqen me dy gola, por ndëshkohet me karton të kuq!

Ronaldo shkëlqen me dy gola, por ndëshkohet me karton të kuq!

Reali i Madridit shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Malagës, në ndeshjen e javës së 19-të të Kampionatit të Spanjës në futboll. Ronaldo kësaj here shpërtheu me dy gola dhe ishte edhe kreator i kësaj fitore mjaft të rëndësishme.

Ronaldo shkëlqeu me lojë dhe me gola dhe kënaqi dashamirët e kësaj loje në stadium. Në pjesën e parë të ndeshjes Reali e siguroi fitoren nëpërmjet golave të trimit të mbrëmjes, Ronaldo. Ai shënoi në minutën e 36-të dhe 39-të të ndeshjes, duke i dhënë një trepikësh të artë Realit.
Në minutën e 70-të të ndeshjes, ylli i Realit dhe më i paguari në botë, Ronaldo është ndëshkuar me karton të kuq, kësisoj madrilenët luajtën gjithsej 20 minuta pa një futbollist në fushë. Real Madridi zë vendin e dytë me 44 pikë ose mbetet pesë pikë më pak se rivali i përjetshëm, Barcelona. Skuadra e Realit i sheh të gjitha mundësitë që ta zë me pikë Barcelonën për faktin se deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 19 javë për t’u zhvilluar.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *