Home / Sport / Rumenige: Duam ta mbajmë Riberinë

Rumenige: Duam ta mbajmë Riberinë

Presidenti i klubit bavarez, Karl Hainz Rumenige, ka deklaruar se Bajerni do përpiqet ta mbajë sulmuesin francez, Frenk Riberi.

“Objektivi ynë është të zgjasim bashkëpunimin përtej vitit 2011. Do bëjmë të pamundurën për të zgjatur kontratën, por nuk mund të them nëse do t’ia dalim”, theksoi numri një i klubit gjerman në një intervistë për gazetën “AZ”.

Kjo deklaratë bën që tashmë “topi” të mbetet në këmbët e vetë lojtarit, i cili duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Megjithatë, një gjë është e sigurt: skuadrat që duan të marrin shërbimet e francezit (Reali dhe Barcelona janë në “pole”) duhet të derdhin në arkat e bavarezëve jo më pak se 50 milion euro.

Ndërkohë, sot në mbrëmje Bundesliga rinis vrapin e sezonit 2009-2010, me një Bajern të rilindur që do të presë në “Allianz Arena” Hofenheimin. Në rast fitoreje, bavarezët do ta shikonin përkohësisht veten në krye të klasifikimit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *