Home / Sport / Runi dhe Zherrard në shitje?

Runi dhe Zherrard në shitje?

Zërat që vijnë nga Anglia në lidhje me të ardhmen e dy yjeve të kombëtares angleze, Uejn Runi dhe Stivën Zherrard, sa vijnë e bëhen më sensacionalë.

Së fundmi e përditshmja britanike “Daily Star” bën të ditur se sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi, është vënë në shënjestër të Barcelonës, e cila duket e gatshme t’i ofrojë atij një kontratë me nëntë milion euro në sezon.

Kurse e përditshmja sportive spanjolle “El Mundo Deportivo” shkruan në numrin e sotëm se sulmuesit anglez i pëlqen shumë klubi katalanas dhe mësohet se ai i ka kërkuar informacione ish-shokut të skuadrës te Mançesteri, Zherrard Pike, që tani luan te Barcelona. Ndoshta në merkaton e verës mund të arrihet një marrëveshje, duke parë se klubi anglez po kalon një periudhë krize financiare.

Kurse sipas “Daily Mail”, kapiteni i Liverpulit, Stivën Zherrard, është gjithnjë e më larg “Të Kuqve”. Tabloidi shkruan se mesfushori mund të largohet gjatë merkatos së verës në fund të sezonit dhe destinacionet më të mundshme janë Reali i Madridit, Interi dhe Mançester Siti.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *