Home / Sport / Sandërlend-Lion, nis beteja për Lorik Canën

Sandërlend-Lion, nis beteja për Lorik Canën

Sandërlendit i duhet të përballojë një betejë merkatoje të pazakontë në lidhje me Lorik Canën, teksa interesimi i francezëve të Lionit po rritet çdo ditë.

Ndërkombëtari shqiptar 26-vjeçar rezultoi një nga blerjet e shkëlqyera të trajnerit Stiv Bruse, që pagoi 5.8 milionë euro për ta marrë atë nga Olimpiku i Marsejës verën e kaluar.
Cana ka fituar një autoritet të padiskutueshëm te “Macet e zeza”, duke pronësuar edhe shiritin e kapitenit, por forma e tij e jashtëzakonshme nuk ka kaluar pa u vënë re në Francë, atje ku Lioni është në vijën e parë.

Trajneri Klod Pyel, sipas asaj që raporton “The Journal”, e ka vendosur mesfushorin shqiptar si prioritetin e tij, sidomos pas dështimit të tratativave me Patrik Vieira, tashmë te Mançester Siti, por sipas mediave britanike, trajneri Brus do të refuzojë çdo ofertë për kapitenin e tij.

Gjithsesi, vetë Cana nuk mendon aspak për zërat e merkatos, por është i fokusuar te ndeshja e kësaj jave në Premier League, ku i ka deklaruar sfidë Çelsit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *