Home / Sport / Schumi, testet nisin te enjten ne Jerez

Schumi, testet nisin te enjten ne Jerez

Michael Schumacher do kryeje testet e para te enjten me makinen Mercedes GP ne pisten e Jerezit ne Spanje.

Lajmin e ben te ditur agjencia e lajmeve Dpa qe thekson se 41 vjecari do jete ne timonin e njevendeshes Gp2 Series por pa pranine e publikut apo te mediave.

Sipas gazetes “Bild”, FIA i ka dhene leje 7 here kampionit te botes per te garuar me nje makine F1, pasi makina e re Mercedes GP do zbulohet ne fund te muajit. Testet e fundit Schumi i zhvilloi ne 31 korrik 2009 me nje Ferrari F2007, dy dite pasi deklaroi se do rikthehej ne boten e Formula 1.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *