Home / Lajme / Rajon / Sejdiu: Strukturat paralele duhet të shuhen menjëherë

Sejdiu: Strukturat paralele duhet të shuhen menjëherë

5 janar-
Presidenti Sejdiu kërkoi mbështetje nga EULEX-i dhe Zyra Civile Ndërkombëtare që të ndërmerren masa urgjente për shuarjen e strukturave paralele dhe parandalimin e veprimeve të tjera destruktive të Beogradit. Po ashtu, ai kërkoi që të vazhdohet përkrahja e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë.

Urim Hasipi
Presidenti Fatmir Sejdiu kërkoi sot shuarjen e menjëhershme të strukturave paralele. Gjatë takimit me shefin e EULEX-it, Ive de Kermabon dhe zëvendësshefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Fletcher Burton, presidenti Sejdiu veçoi veprimet e vazhdueshme të Serbisë, nëpërmjet strukturave paralele, për të cilat tha se kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu shprehu shqetësimet e tij sot rreth strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. Në një takim që pati sot me shefin e EULEX-it, Ive de Kermabon, presidenti Sejdiu u ndal më shumë te veprimet e fundit të Serbisë, për të cilat tha se paraqesin investim të drejtpërdrejtë në strukturat paralele dhe në aktivitetet e tyre ilegale. Sejdiu ka kundërshtuar vendimin e fundit të Serbisë për emërimin e gjyqtarëve për të punuar në gjykatat paralele në Kosovë. Ai theksoi se Republika e Kosovës ka një sistem të vetëm dhe unik gjyqësor, duke e cilësuar të papranueshëm dhe joligjor çfarëdo tentimi për ta cenuar atë.

Presidenti Sejdiu kërkoi mbështetje nga EULEX-i dhe Zyra Civile Ndërkombëtare që të ndërmerren masa urgjente për shuarjen e strukturave paralele dhe parandalimin e veprimeve të tjera destruktive të Beogradit. Po ashtu, ai kërkoi që të vazhdohet përkrahja e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për zbatimin e plotë të Pakos së Ahtisaarit, që përfshin edhe shuarjen e menjëhershme të strukturave paralele. Është obligim i të gjitha institucioneve të Kosovës që në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për ta realizuar këtë obligim”, theksoi presidenti Sejdiu

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *