Home / Lajme / Maqedoni / Selmani formon qeveri nën hije

Selmani formon qeveri nën hije

19 janar-
Numri një I Demokracisë së Re, ka akuzuar BDI-në edhe për zhagitjen e ligjit për risocializimin e pjesëtarëve të konfliktit të armatosur të 2001.Sipas tij, një numër I madh I këtyre pjesëtarëve nuk arritën të punësohen dhe të kenë trajtim në kuadër të shtetit, por siç tha Selmani, vetëm ata të cilët u afruan me BDI-në gjetën punë.Për të gjitha këto Demokracia e Re ka platform ka projekte për t`I zgjidhur.Përveç kësaj, sqaroi kreu I Dr, se një vend të merituar ka edhe ekonomia dhe mirëqenia e shqiptarit.”Unë edh epersonalisht I kam thënë Adbilaqim Ademit, se statistikat që kemi ne tregojnë se shqiptarët janë të puënsuar në administratën shtetëorore dhe publike në përqindje janë 15,9 përqind

Urim Hasipi
Tetovë, -Demokracia e Re do të formojë qeveri nën hije e cila do të prezantojë projekte dhe do të reagojë ndaj çdo diskriminimi ndaj shqiptarëve.

E tërë kjo të ecur përpara proceset në vend dhe për të delegjitimuar këtë politikë të mbrapshtë dhe antishqiptare.Kështu ka deklaruar të hënën kryetari I Demokracisë së re, Imer Selmani, gjatë emisionit Mejdani në Televizionin Koha në Tetovë.

Kreu I Demokracisë së re, nuk ka kursyer fjalorin e tij, që të dërgojë akuza në adresë të subjetktit politik shqiptar në qeveri BDI.

Ai tha se fajtor për situatën e rëndë në të cilën ndodhen shqiptart ka vetëm një fajtor dhe ajo është BDI, sepse ministrat e saj, nga buxheti I shtetit shfryëtzojnë vetëm 7 përqind ndërsa 93 përqind e përdorin 10 ministrat tjerë.

”Edhe pas nëntë vitesh, pas marrëveshjes së Ohërit, kemi një ligj gjysmak për përdorim të simboleve kombëtare.Gjuha shqipe edhe pse është e paraparë që të përdoret në qeveri dhe parlment, megjithatë nuk gjen zbatim, por ka ngelur vetëm në suaza të qeverisjes locale.

Buxheti është I dëstinuar vetëm për maqedoninë lindore dhe nuk ka asnjë investim në zonat shqiptare.Zona e lirë ekonomike në Tetovë, edhe pas një viti që ishte shpresa e të rrinjëve shqiptarë për punësim, ka ngelur vetëm me një tabelë dhe asnjë nuk është bërë.
Pra, nëse ministrat shqiptarë lejojnë atëherë edhe atë pak që e marrin do t`ua ndalë qeveria “, deklaroi Selmani.

Numri një I Demokracisë së Re, ka akuzuar BDI-në edhe për zhagitjen e ligjit për risocializimin e pjesëtarëve të konfliktit të armatosur të 2001.Sipas tij, një numër I madh I këtyre pjesëtarëve nuk arritën të punësohen dhe të kenë trajtim në kuadër të shtetit, por siç tha Selmani, vetëm ata të cilët u afruan me BDI-në gjetën punë.

Për të gjitha këto Demokracia e Re ka platform ka projekte për t`I zgjidhur.Përveç kësaj, sqaroi kreu I Dr, se një vend të merituar ka edhe ekonomia dhe mirëqenia e shqiptarit.

”Unë edh epersonalisht I kam thënë Adbilaqim Ademit, se statistikat që kemi ne tregojnë se shqiptarët janë të puënsuar në administratën shtetëorore dhe publike në përqindje janë 15,9 përqind.Pra nëse punësohet një shqiptarë në anën tjetër kemi tre punësime të maqedonasve.

Edhe këtu ka padrejtësi.Shqiptarët që puënsohen ata nuk kanë zyra ku të punojnë, por vetëm marrin rroga kurse VMRO-DPMNE-ja u siguron vende pune, në zyrë me llap top etj.”, theksoi Selmani.

Ai ka bërë thirrje që sa më shpejt t`I jepet fund edhe problemit me Greqinë, pasi që sipas tij, një kohë të gjatë vetëm dëgjojnë se do të fillojnë bisedimet, këta gjashtë muaj apo në atë tre mujor, por asgjë nuk ka lëvizur nga vendi.Duke komentuar largimet, braktisjet e radhëve të Demokracisë së Re, nga anëtarësia Selmani, është shprehur se personat e rebeluar, janë njerëz të cilët dëshirojnë të manipulojnë anëtarësinë e DR dhe të instalojnë njerëz të tyre.

”Ne jemi të hapur si parti por jemi për të respektuar statutin dhe platformën e partisë.

Nuk lejojmë që katër apo pesë persona që të na shantazhojnë”, nënvizoi Selmani, gjatë emisionit Mejdani në Televizionin Koha në Tetovë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *