Home / Lajme / Maqedoni / Selmani largon anëtarët e rebeluar

Selmani largon anëtarët e rebeluar

16 janar
Adnan Azizi, Skender Rexhepi, Bilall Kasami dhe Nuriman Tefiki, janë shkarkuar nga këshilli qendror I Demokracisë së Re.Ky vendim është marrë sot nga ana e këshillit të përgjithshëm mbledhja e së cilës mbahet me 85 anëtarë nga gjithsej 114 në Shkup.
Adnan Azizi, I cili mbrëmë së bashku me 62 anëtarë tjerë të këshillit qendror nga Tetova I bëri thirrje kreut të partisë së Imer Selmani që të anulojë mbledhjen e sotme.

Një pjesë e grupit I cili u rebelua mbrëmë nga radhët e Demokracisë së Re duke kushtëzuar kryetarin Imer Selmani që të anulojë mbledhjen e këshillit të përgjithshëm sot është përjashtuar nga partia.

Adnan Azizi, Skender Rexhepi, Bilall Kasami dhe Nuriman Tefiki, janë shkarkuar nga këshilli qendror I Demokracisë së Re.

Ky vendim është marrë sot nga ana e këshillit të përgjithshëm mbledhja e së cilës mbahet me 85 anëtarë nga gjithsej 114 në Shkup.

Adnan Azizi, I cili mbrëmë së bashku me 62 anëtarë tjerë të këshillit qendror nga Tetova I bëri thirrje kreut të partisë së Imer Selmani që të anulojë mbledhjen e sotme.

Megjithatë kreu I partisë pa prezencën e këtyre me një orë vonesë e ka filluar mbledhjen duke anashkaluar kërkesën e 62 anëtarëve.Gjatë mbledhjes së sotme kryetar I këshillit drejtues në Dr është emëruar Kastriot Haxhirexha.

Kohëve të fundit demokracia e Re e ka humbur bërthamën e saj Sarajin, ndërsa ky vend po kthehet sërish si bastion I PDSH-së, vendi ku Imer Selmani I bëri hapat e parë në politikë, si kryetar komune, ministër I shëndetësisë dhe zëvendëskryeministër dhe më pas kryetar I DR-së.

Kreu I Demokracisë së Re Imer Selmani dje ngeli edhe pa njërin prej bashkëpuntorëve të tij të ngushtë Argëtim Nagavcin, I cili ishte edhe kandidat për kryetar në Shkup.

Ai ju bashkangjit grupit I cili një vit e gjysëm më parë themeluan fraksionin që doli nga PDSH-ja me emrin Demokracia e Re dhe më pas sërish braktisin këtë parti.

Megjithatë tronditjet e fundit që ndodhën në Demokracinë e Re, sipas ekspertëve janë pasojë e rritjes së rejtingut të PDSH-së dhe rënies drastike të rejtingut të DR-së. Përveç kësaj deri më sot, partia e Selmanit, nuk e ka pastruar dilemën se a janë parti formale opozitare ose janë vetëm një parti opozitare e cila është logjistikë e pushtetit në terenin opozitar.

Kjo parti shumë herë është akuzuar se është shumë e afërt me pushtetin.

Një kohë të gjatë shumë nëndegë të kësaj partie kanë ngrirë aktivitetet por ende kjo mbahet në fshehtësi.

“Nuk është punë e vogël që të mundish partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, pa ndonjë mekanizëm në pushtetin qendror dhe atë lokal.Unë jam I vetdijshëm se viti I parë I daljes nga pushteti është I rëndë por vijnë kohëra të mira”, kishte deklaruar kreu I PDSH-së Menduh Thaçi.”Tv Koha”

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *