Home / Lajme / Rajon / Serbia alarmohet nga lopa e Kosovës

Serbia alarmohet nga lopa e Kosovës

6 janar-
Gjatë dy ditëve të fundit, mediet serbe kanë raportuar për shkrepje armësh nga territori i Kosovës në drejtim ët atij të Serbisë, përkatësisht në fshatin Rashevac të Kurshumlisë, fare pranë kufirit të të dy shteteve.

Të shtënat e supozuara me armë zjarri nga territori i Kosovës drejt Serbisë, dyshohet të jenë vetëm një panik i përhapur pa nevojë. Sipas gazetës beogradase, “Politika”, bëhet fjalë thjesht për një lopë e cila nga territori i Kosovës ka ikur në drejtim të territorit të Serbisë.

Duke u thirrur në burime të saj, gazeta shkruan se kjo lopë ka arritur të alarmojë tërë shtetin e Serbisë, duke bërë që për këtë rast të reagojë edhe ministri i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac.

Gjatë dy ditëve të fundit, mediet serbe kanë raportuar për shkrepje armësh nga territori i Kosovës në drejtim ët atij të Serbisë, përkatësisht në fshatin Rashevac të Kurshumlisë, fare pranë kufirit të të dy shteteve.

Fillimisht, këto media kanë raportuar për të shtëna sporadike, pastaj për reflektorët që kanë ndriçuar këtë fshat nga territori i Kosovës – ndërsa dikur edhe për mobilizimin e fshatarëve, të cilët me armë në krahë ishin përpjekur “të mbronin fshatin e tyre” nga “ekstremistët shqiptarë”. Për më tepër, për këtë cështje, ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Shutanovac, ka deklaruar se do të kërkojë nga KFOR-i që bashkërisht të hetojnë këtë “incident”.

Po duket se kjo doli të jetë thjesht një frikë e panevojshme edhe pse zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se nuk kanë asnjë të dhënë se në atë zonë kufitare ka pasur të shtëna. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *