Home / Lajme / Maqedoni / SHBA, shqiptari nga Maqedonia dënohet me burg të përjetshëm

SHBA, shqiptari nga Maqedonia dënohet me burg të përjetshëm

Hakensak, 15 janar
Dënimin ndaj shqiptarit 40 vjeçar e ka shqiptuar Gjykata supreme në qytetin Hakensak në SHBA, pasi ai llogaritet si udhëheqës i një grupi treanëtarësh që i ka kryer këto vepra penale.

Partneri i dytë i tij, i cili poashtu ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm, ka vdekur në burg në vitin 2005.

Shqiptari nga Maqedonia Afrim Tahiri është dënuar në SHBA me burg të përjetshëm, si dhe me 80 vite dënim plotësues për vrasje të kryer në vitin 1995, si dhe për vepra tjera penale.

Dënimin ndaj shqiptarit 40 vjeçar e ka shqiptuar Gjykata supreme në qytetin Hakensak në SHBA, pasi ai llogaritet si udhëheqës i një grupi treanëtarësh që i ka kryer këto vepra penale.

Partneri i dytë i tij, i cili poashtu ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm, ka vdekur në burg në vitin 2005.

Ndërkaq, siç kanë raportuar mediat amerikane, anëtari i tretë i bandës kriminele fillimisht është dënuar me burg të përjetshëm, mirëpo më pas i është zvogëluar dënimi në 20 vite arrest, pasi ka pranuar të dëshmojë kundër Afrim Tahirit.

Sipas aktakuzës, Tahiri i ka udhëhequr plaçkitjet nëpër shtëpi në qytetin Tinek, me ç’rast në njërin prej këtyre aksioneve është vrarë edhe trashëgimtari i kompanisë “Sili Matres”.

“Afrim Tahiri para gjykatësit Donald R. Venecia tha se nuk ka çka të deklarojë pas shqiptimit të dënimit në Hakensak.

Nga ana tjetër gjykatësi pati shumçka për të thënë: ‘Ju jeni djalë i keq dhe personalitet i vrazhdët’ tha gjykatësi pasi i lexoi detajet e plaçkitjeve nëpër tri shtëpitë”, shkruajnë gazetat në SHBA.

Sipas medieve amerikane, më 8 nëntor të vitit 1995 Tahiri me dy bashkëpunëtorët e tij janë futur për plaçkë në shtëpinë e Hauard Luisit, trashëgimtar i kompanisë nga Patersoni.

Gjatë këtij incidenti, të akuzuarit e kanë lidhur Luisin dhe e kanë rrahur, kurse më pas kanë kontrolluar shtëpinë e tij për të gjetur të holla. Gjatë plaçkitjes Luisit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka vdekur pasi gojën e ka pasur të lidhur.

Nëna e tij 86 vjeçare poashtu është sulmuar, mirëpo ajo e ka mbijetuar sulmin. Më vonë autoritetet i kanë arrestuar Edvin Toresin dhe Feliks Dexhezus nga Patersoni, të cilët në procedurë të shkurtuar janë akuzuar dhe janë dënuar me dënim të përjetshëm.

“Qytetari i MAqedonisë Tahiri e ka lëshuar vendin menjëherë pas vdekjes së Hauard Luisit dhe ka qenë në liri deri në vitin 2006,m kur është ekstraduar nga Evropa.

Në tetor juria e akuzoi Tahirin për vrasje, krim, kidnapim, plaçkitje të armatosur, komplot dhe posedim të armatimit”, njoftojnë mediat amerikane.

Dexhesus ka vdekur në burg në vitin 2005. Tores ka pranuar të dëshmojë kundër Tahirit, duke thënë se Tahiri ka qenë organizator i sulmit. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *