Home / Lajme / Maqedoni / “Shkencëtarët shqiptarë” problem për redaksinë e Enciklopedisë

“Shkencëtarët shqiptarë” problem për redaksinë e Enciklopedisë

10 janar-
Edhe pse ishte paralajmëruar se nga fundi i javës së kaluar duhej të formohej redaksia e re, prapë se prapë kjo nuk ka ndodhur. Si problem ka qenë se kandidatët e propozuar shqiptarë me tituj shkencor, për shkak tre akademikëve si anëtarë të ASHAM, nuk i plotësojnë standardet e parashtruara për t`u zgjedhur.

Shkencëtarët apo akademikët shqiptarë janë problem për të kompletuar dhe zgjedhur këshillin e ri redaktues për hartimin e Enciklopedisë së re nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM). Kjo është kumtuar nga burime shqiptare pranë kësaj akademie.

Edhe pse ishte paralajmëruar se nga fundi i javës së kaluar duhej të formohej redaksia e re, prapë se prapë kjo nuk ka ndodhur. Si problem ka qenë se kandidatët e propozuar shqiptarë me tituj shkencor, për shkak tre akademikëve si anëtarë të ASHAM, nuk i plotësojnë standardet e parashtruara për t`u zgjedhur. Por në anën tjetër, problem është se një pjesë e shkencëtarëve shqiptarë edhe pse nuk janë anëtarë të ASHAM nuk kanë dashur të jenë pjesë e këshillit redaktues, apo nuk duan të marrin pjesë në hartimin e “Enciklopedisë” së re.

Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të dihet edhe përbërja e redaksisë së re, e cila duhet të fillojë procesin e hartimit të enciklopedisë së re, apo mund të pasojë ridefinimi dhe ndryshimi i disa pjesëve të “Enciklopedisë Maqedonase”, të publikuar nga përbërja e vjetër e këshillit redaktues të udhëhequr nga akademiku Bllazhe Ristevski. /INA/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *