Home / Lajme / Maqedoni / Shkodran Idrizi ekstradohet në Maqedoni

Shkodran Idrizi ekstradohet në Maqedoni

15 janar-
Idrizi ishte arrestuar nga policia gjermane muajin e kaluar. Kërkohej me dy fletarreste për rastin “Punëtorët e Mavrovës” dhe për falsifikim të dokumenteve. Idrizi është arrestuar sipas vendimit të gjykatës gjermane që të ekstradohet në Maqedoni. Pas fletarrestit ndërkombëtar që e kishte lëshuar policia e Maqedonisë, Idrizi është arrestuar para tre muajve, por pastaj është liruar nga policia gjermane.

Shkodran Idrizi i akuzuar për rastin “Punëtorët e Mavorvës”, sot është me sigurim të madh policor është ekstraduar nga Gjermani në Maqedoni.

Ministria e Drejtësisë konfirmoi se në bazë të nenit 12 të Konventës Evropiane për ekstradim, sot nga Republika Federale e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë është ekstraduar Idrizi, për shkak të vujatjes së dënimit me burg prej një viti, i shqiptuar me aktgjykim nga gjykata kompetente për vepra penale, falsifikim të dokumenteve dhe për shkak të ndjekjes së personit të akuzuar për veprat penale pët të cilat është kërkuar ekstradimi sipas aktakuzës së dorëzuar të Prokurorisë kompetente publike.

Idrizi ishte arrestuar nga policia gjermane muajin e kaluar. Kërkohej me dy fletarreste për rastin “Punëtorët e Mavrovës” dhe për falsifikim të dokumenteve. Idrizi është arrestuar sipas vendimit të gjykatës gjermane që të ekstradohet në Maqedoni. Pas fletarrestit ndërkombëtar që e kishte lëshuar policia e Maqedonisë, Idrizi është arrestuar para tre muajve, por pastaj është liruar nga policia gjermane.

Familja e Shkodran Idrizit ishte kundër ekstradimit dhe padisë së tij, si dhe partitë politike shqiptare të cilët vlerësojnë se Shkodran Idrizi është përfshirë me ligjin e amnestisë dhe nuk duhet të hapet rasti “Punëtorët e Mavrovës”.

Rasti “Punëtorët e Mavrovës” është njëri nga katër lëndët për të cilat Tribunali i Hagës ka vendosur të mos hap procedurë dhe i ka kthyer në procesuim në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *