Home / Lajme / Maqedoni / Shoferëve të pirë do t’u merren lejet për vozitje

Shoferëve të pirë do t’u merren lejet për vozitje

2 Janar-

Përqindja e lejuar e alkoolit në gjak është 0,1 promilë. Me 200 euro gjobë dhe marrje të përkohshme të lejes për vozitje do të ndëshkohen të gjithë vozitësit tek të cilët policia do të konstatoj përdorim të alkoolit prej 0,1 deri 0,5 promilë.

Shkup, 2 janar – Shoferëte në Maqedoni të cilët prej gjashtë janarit do t’u ngasin makinave të pirë do të rrezikojnë gjoba të larta dhe marrjen e lejes për vozitje.

Përqindja e lejuar e alkoolit në gjak është 0,1 promilë. Me 200 euro gjobë dhe marrje të përkohshme të lejes për vozitje do të ndëshkohen të gjithë vozitësit tek të cilët policia do të konstatoj përdorim të alkoolit prej 0,1 deri 0,5 promilë.

Mbi sasinë 0,5 gjobat do të caktohen varësisht nivelit të alkoolit në gjak. Në bazë të ndryshimeve ligjore, çdo vozitës i cili do të refuzon të bëj testin e alkoolit do të gjobitet me 500 euro aq sa do të gjobiten edhe personat që vozitësin pa leje. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *