Home / Lajme / Maqedoni / Shpindeleger: Austria dëshiron të ndihmojë, e jo të ndërmjetësojë për zgjidhjen e emrit

Shpindeleger: Austria dëshiron të ndihmojë, e jo të ndërmjetësojë për zgjidhjen e emrit

22 janar-
Shpindeleger të hënën në intervistën për televizionin shtetëror austriak ORF, deklaroi se Vjena dëshiron të ofrohet si mediatore për emrin dhe se është i bindur se zgjidhje për problemin do të gjendet gjatë pranverës, ndërsa këtë vit “do të ketë rezultate konkrete” në bashkëpunim të BE-së me Maqedoninë.

Urim Hasipi
Austria nuk ndodhet në rolin e ndërmjetësusit në kontestin për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por e ofron ndihmën e saj, prej atje ku ajo do të kërkohet nga ajo. Kontesti duhet të zgjidhet në suaza të KB-së, e më me rëndësi për përmbylljen e tij janë bisedimet bilaterale, sepse ajo është çështje bilaterale, porositi sot ministri austriak i punëve evropiane dhe ndërkombëtare, Mihael Shpindeleger, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Shefi i diplomacisë austriake, pas takimit me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, theksoi se zgjidhja e kësaj çështjeje është shumë me rëndësi për integrimet e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe se në atë duhet të punohet.

Milloshoski e konfirmoi gatishmërinë e Maqedonisë për zgjidhje të, siç theksoi, kontestit të imponuar për emrin. Jemi të gatshëm, tha Milloshoski, t’i vazhdojmë negociatat me Greqisnë me qëllim që të arrijmë deri te zgjidhja e këtij kontesti, i cili edhe në gjuhën maqedonase e edhe në atë greke do të mund të shkruhej si kompromis, por edhe në gjuhën maqedonase e edhe në atë greke të përkthehet si kompromis.

Shpindeleger në Shkup arriti nga Athina, ku u takua me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu dhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas.

Ai pas takimeve me ta nuk saktësoi nëse është bërë fjalë për ofertën e tij prej para disa ditëve, për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e kontestit për emrin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë. Sot në Shkup, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, theksoi se Greqia ka reaguar pozitivisht ndaj ofertës austriake për ndihmë, nëse kjo nevojitet.

Shpindeleger të hënën në intervistën për televizionin shtetëror austriak ORF, deklaroi se Vjena dëshiron të ofrohet si mediatore për emrin dhe se është i bindur se zgjidhje për problemin do të gjendet gjatë pranverës, ndërsa këtë vit “do të ketë rezultate konkrete” në bashkëpunim të BE-së me Maqedoninë.

Sipas axhendës zyrtare, qëllimi i vizitave të tij në Athinë dhe në Shkup është promovimi i Nismës austriake për integrim më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *