Home / Sport / “Shqipëria ka talente, por…”

“Shqipëria ka talente, por…”

Sipas trajnerit të kombëtares kuqezi, Josip Kuzhe, futbollit shqiptar nuk i mungojnë talentet, por ata duhet të punojnë në mënyrë individuale për të arritur një nivel të kënaqshëm.

Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, tekniku kroat ka bërë një analizë mbi grumbullimin shtatë ditor të përfaqësueses B në Antalia të Turqisë. “Ky grumbullim më dha mundësinë të kem një ide mbi lojtarët e rinj që mund të bëhen pjesë e kombëtares shqiptare”, pohoi Kuzhe.

Ai shtoi se ka marrë sinjale pozitive nga disa futbollistë të rinj, duke veçuar Lilën, Vilën, Bakajn, Balën, Shkurtajn, Roshin dhe Cikalleshin. Për Kuzhen, momentalisht kombëtarja ka nevojë për një mesfushor me tipare mbrojtëse dhe një qendërmbrojtës.

“Klubet shqiptare punojnë mirë me lojtarët e rinj, por mendoj se ata duhet të punojnë shumë në mënyrë individuale, për të arritur në një nivel të kënaqshëm. Kam dëshirë të vazhdoj punën time dhe stërvitjet individuale me këta lojtarë të rinj, por më parë duhet të bien në kompromis me klubet”, theksoi numri një i pankinës kuqezi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *