Home / Lajme / Rajon / Shqipëri:gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura

Shqipëri:gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura

2 Janar-
Shkak për vërshimin e ujërave të detit në zonën e Lezhës, është bërë batica detare, ndërsa jane dëmtuar edhe pritat e ngritura përgjatë bregdetit për të parandaluar situata të ngjashme.

Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Shqipërisë në ditët e para të vitit të ri.

Dhjetëra banesa janë përmbytur në Ishull Shëngjin, Tale dhe Fushë-Kuqe të Lezhës, ndërsa përmbytje ka patur edhe në Shkodër si dhe në zonën e bregdetit në Durrës.

Shkak për vërshimin e ujërave të detit në zonën e Lezhës, është bërë batica detare, ndërsa jane dëmtuar edhe pritat e ngritura përgjatë bregdetit për të parandaluar situata të ngjashme.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Emergjencave Civile bëjnë të ditur se nga ana e Prefekturës janë marrë masat për normalizimin e situatës.

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkoi sot në zonat e prekura, ku njoftoi se qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ai premtoi ndihmë dhe mbështetje për familjet e prekura. Që sot në zonat e përmbytura janë vënë në gjendje gadishmërie forcat e ushtrisë e të policisë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *