Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët e Kërçovës: Po na rikolonizojnë qytetin

Shqiptarët e Kërçovës: Po na rikolonizojnë qytetin

25 janar-

“Shqetësimet tona janë reale për shkak se kemi frikë se mund të ndodhin tendenca të tilla, pasi që krejt në vitin 2013 u shtye marrëveshja për riorganizimin territorial të komunës së Kërçovës dhe bashkëngjitjen ndaj saj të komunës së Osllomesë dhe Zajazit, që duhej tanimë të ishte punë e kryer dhe shqiptarët të përbënin shumicën e popullsisë në tërë këtë zonë”, ka theksuar Bekim Adili nga organizata “Dituria”.

Banorët shqiptarë të Kërçovës kanë shprehur dyshime për planin e ri strategjik për popullimin e qytetit të tyre me maqedonas të zonave të tjera. Dyshimet janë shfaqur nga lëvizjet qytetare gjegjësisht organizata “Dituria” e cila ka theksuar se paralajmërimi për ndërtimin e rreth 500 banesave për ushtarët profesionist dhe zgjerimi i kapaciteteve të kazermës “Çede Filipovski-Dame” në nivel të një baze më të gjërë ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes ka shenja për një strategji siç thuhet kolonizimit të këtij qyteti

Në rast se Ministria e Mbrojtjes do të realizojë në kohën e paralajmëruar banesat për ushtarët profesionit dhe do të zgjerohen kapacitetet e kazermës së qytetit, atëherë pritet që në vitin 2011, Kërçova të bëhet qyteti me rreth 3000 banorë shtesë, kryesisht maqedonas. Ky shqetësim ka rrjedhë nga banorët shqiptarë të Kërçovës dhe organizatat e tyre, të cilët gjatë ditëve në vijim pritet të jenë më të zëshme rreth kësaj strategjie. Plani për tentime për të mbipopulluar Kërçovën nga banorët shqiptarë vlerësohet si një strategji që mban edhe mbështetjen nga qarqe institucionale.

“Shqetësimet tona janë reale për shkak se kemi frikë se mund të ndodhin tendenca të tilla, pasi që krejt në vitin 2013 u shtye marrëveshja për riorganizimin territorial të komunës së Kërçovës dhe bashkëngjitjen ndaj saj të komunës së Osllomesë dhe Zajazit, që duhej tanimë të ishte punë e kryer dhe shqiptarët të përbënin shumicën e popullsisë në tërë këtë zonë”, ka theksuar Bekim Adili nga organizata “Dituria”.

Por kjo shoqatë dhe disa shoqata të tjera vlerësojnë se megjithatë duhet të ngritet zëri dhe të zbardhet e vërteta e vizitës së 14 janarit të ministrit të Mbrojtjes, Zoran Konjanovski në Kërçovë, i cili premtoi 500 banesat për ushtarët profesionistë dhe projektet e tjera mbështetëse për kryetarin e komunës, Bllagoja Despotoski.

Ministria e Mbrojtjes fillimisht ka ndarë 60 milion denarë për projektin fillestar për rregullimin e kazermës së qytetit.

“Ngjarje kjo padyshim do të cilësohet si një moment kur Kërçova do të përjetoj rikonolozimin dhe bunkerizimin e dytë. Rikonolizimi i parë në përmasa të mëdha ka ndodhur para gati 30 vitesh kur u ndërtua Termocentrali i Osllomesë. Ndërtim nga i cili u konfiskua toka e disa fshatrave, e ku si rrjedhojë e kësaj në pamundësi për tu punësuar në fabrikën e cila ngrihej mbi tokën tonë, shumë qytetarë shqiptarë u larguan drejt botës së jashtme, ndërkohë në këtë fabrikë u punësuan afër 1000 maqedonas, shumica e tyre të ardhur nga qytete të tjera së bashku me anëtarët e familjes, e ku për 30 vite ekzistencë numri i tyre është shumëfishuar disa herë dhe raporti i strukturës së popullatës së përgjithshme kuptohet është prishur në disfavor të qytetarëve shqiptarë”, ka theksuar publicisti Adili, i cili paralajmëroi se zëri i protestës do të ngritët edhe nga një varg shoqatash të tjera. Sipas të dhënave jozyrtare por që janë evidentuar nga shoqatat joqeveritare në Kërçovë, nga liberalizimi i vizave kanë braktisur këtë zonë rreth 800 të rinj shqiptarë, në mungesë të alternativave për jetesë dhe punë.

Shqiptarët edhe tani 30 për qind

Numri i përgjithshëm i popullsisë në komunën e Kërçovës në kufijtë aktual është 30.138 banorë, prej të cilëve: 53, 55 për qind janë maqedonas, 30,53 për qind shqiptarë, 8,06 për qind turq, 5,41 për qind rom dhe komunitete të tjera. Komuna e Zajazit numëron 11 mijë banorë, ndërsa ajo e Osllomesë mbi 10 mijë banorë. Në rast se këto dy komuna do t`i bashkëngjitën në të ardhmen Kërçovës atëherë numri i shqiptarëve do të jetë i barabartë me atë të popullsisë maqedonase. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *