Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët pushojnë tre ditë më pak se maqedonasit

Shqiptarët pushojnë tre ditë më pak se maqedonasit

27 janar-
Edhe juristi Artan Dika sqaron se pos aspektit joracional dhe diskriminues ligji në fuqi i vitit 2007 ka edhe një aspekt antikushtetues! “Bazuar në ligjin në fuqi, jo ortodoksët dhe në radhë të parë shqiptarët (por edhe pjesëtarët tjerë të besimit mysliman) duhet të punojnë çdo vit nga 3 ditë më shumë se maqedonasit dhe nga 4 ditë më shumë se serbët ose vllahët. Pos kësaj ligji sjellë edhe pabarazi tjera mes komuniteteve të ndryshme, në ditët e punës”, thotë ai.

Ligji për festat ndryshimet e të cilit u miratuan më 15 shkurt të vitit 2007 është diskriminues për shqiptarët, pasi sipas tij ata punojnë 3-4 ditë më tepër se maqedonasit, serbët dhe vllahët. Sipas juristëve ai ka bazë ligjore për tu anuluar nga Gjykata Kushtetuese, pasi bie ndesh me të.

Eksperti i çështjeve juridike, Jeton Shazivari thotë se me vetë faktin se ka dallim në mesin e qytetarëve, ajo është një bazë që ligjet e tilla të kontestohen para Gjykatës Kushtetuese. “Në esencë çfarëdo dallimi që bëhet nga ana e shtetit ndaj qytetarëve mbi çfarëdo lloj baze, parimisht nënkupton diskriminim, ose vënien e qytetarëve në pozita të pabarabarta”, thotë Shazivari për “Lajm”.

Edhe juristi Artan Dika sqaron se pos aspektit joracional dhe diskriminues ligji në fuqi i vitit 2007 ka edhe një aspekt antikushtetues! “Bazuar në ligjin në fuqi, jo ortodoksët dhe në radhë të parë shqiptarët (por edhe pjesëtarët tjerë të besimit mysliman) duhet të punojnë çdo vit nga 3 ditë më shumë se maqedonasit dhe nga 4 ditë më shumë se serbët ose vllahët. Pos kësaj ligji sjellë edhe pabarazi tjera mes komuniteteve të ndryshme, në ditët e punës”, thotë ai.

Dika sqaron se një pasojë tjetër me karakter diskriminues rezulton në pagesën e punonjësve që punojnë ditëve të festave. “Është e qartë se duke pasur më shumë festa, pjesëtarët e besimit ortodoks do paguhen më shpesh me pagesa shtesë për ditë festash, ndërkohë që stafit jo ortodoks ato do t’i llogariten si ditë pune normale me pagesë të zakonshme! Këto aspekte bëjnë që Ligji në fuqi të jetë në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë që shprehet se ’qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat e tyre, pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, prejardhjen nacionale dhe sociale, bindjet politike dhe fetare dhe gjendjen pronësore dhe shoqërore. Qytetarët para Kushtetutës dhe ligjeve janë të barabartë’”, sqaron ai.

Dika thotë se sipas Ligjit për festa maqedonasit janë mbi të gjithë, shqiptarët barazohen me romët, boshnjakët dhe turqit, ndërsa vllahët dhe serbët duke përfituar nga festat fetare ortodokse janë shumë më të privilegjuar se shqiptarët! “Ky ligj është vijimësi e qartë e parimit të politikës ‘Maqedonia është vend i maqedonasve dhe të tjerëve’! Ironia më e madhe, turpi dhe makabriteti i këtij ligji qëndron në faktin se ai u miratua me votat e deputetëve të partisë shqiptare, në atë kohë pjesëmarrëse në pushtet, parti kjo që tani kur nuk e pyet më kush, ka bërë njëfarë marrëveshje politike me vetveten! Më kujtohet kryetari i grupit të saj parlamentar, i cili atëbotë para mediave me argumente ’juridiko’-agronomike e mburri shumë ligjin në fjalë, si një fitore e madhe për shqiptarët!”, thotë ai.

Sipas këtij ligji maqedonasit pushojnë 16 ditë, serbët dhe vllahët 17 ditë, ndërsa shqiptarët dhe romët nga 13 ditë. /lajmpress/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *