Home / Sport / Shtypi spanjoll “kryqëzon” Kakanë: Nuk bën diferencën

Shtypi spanjoll “kryqëzon” Kakanë: Nuk bën diferencën

Kritika bëhet më besueshme kur vjen nga faqet e të përditshmes sportive spanjolle “As”, që është shumë pranë Realit të Madridit.

Duke iu referuar shifrës prej 65 milion eurosh që Florentino Perez derdhi në arkat e Milanit për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” asin brazilian, gazeta shkruan: “Rendimenti i tij është larg shkëlqimit të dikurshëm, kur u shpall lojtari më i mirë në botë. Nuk arrin të bëjë diferencën”.

Sipas “As”, trajneri Manuel Pelegrini është i alarmuar dhe nuk di se në ç’pozicion ta vendosë në fushë. Ish-mesfushori kuqezi ka shënuar vetëm katër gola me fanellën e Realit, prej të cilëve një në Ligën e Kampionëve. Të shtunën e kaluar ai iu rikthye fushës pas një dëmtimi që e mbajti jashtë për rreth dy muaj.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *