Home / Sport / Shumi pa frena: Dua botërorin

Shumi pa frena: Dua botërorin

Piloti gjerman i Mercedes GP, Majkëll Shumaker, i rikthyer në Formula 1, lëshon sfidën për rivalët në prag të sezonit të ri.

“Kemi një projekt afatgjatë me skuderinë dhe kemi vendosur një objektiv të qartë: dua të bëhem kampion i botës. Mbase jo që në sezonin e parë, por në tre vite kontratë, ky synim është më se i realizueshëm”, pohoi ish-ferraristi për të përditshmen gjermane “Bild”.

41-vjeçari prej dy ditësh po zhvillon prova me një makinë GP2 në pistën e Herezit, që e kanë lejuar të përballet me dy të panjohura: problemet në qafë dhe moshën. “Tani stërvitem më pak se më parë. Dua të jem më efikas dhe më i përqendruar”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *