Home / Lajme / Maqedoni / SHVL e UÇK-së “Kalaja”: Mos i arrestoni ish-ushtarët

SHVL e UÇK-së “Kalaja”: Mos i arrestoni ish-ushtarët

11 janar-
“Ne reagojmë ashpër kundër këtyre akteve fashizoide të pushtetmbajtësve, të cilët nuk respektojnë ligjet që i kanë votuar dhe nuk i kanë respektuar asnjëherë. Shprehim shqetësimet tona për rastin e arrestimit të fundit. Kërkojmë që sa më shpejt të ndërpriten këto arrestime dhe të ndërpriten këto raste që u hodhën poshtë nga Tribunali i Hagës”, ka theksuar Alija, i cili këto reagime i ka shfaqur edhe nëpërmjet në apeli publik në emër të shoqatës. SHVL e UÇK-së “Kalaja” ka kërkuar zbardhjen e rastit të vdekjes së Hanif Dervishit nga Brodeci në burgun e Manastirit.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja” ka reaguar ashpër kundër veprimeve të fundit të pushtetit aktual, pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Kadri Sulejmani nga fshati Kamjan i rrethinës së Tetovës. Nënkryetari i kësaj shoqate, Ramiz Alija ka nënvizuar se organizata e tyre tejmase është e shqetësuar lidhur me këto arrestime dhe arrestimet e tjera që mund të vijojnë.

“Ne reagojmë ashpër kundër këtyre akteve fashizoide të pushtetmbajtësve, të cilët nuk respektojnë ligjet që i kanë votuar dhe nuk i kanë respektuar asnjëherë. Shprehim shqetësimet tona për rastin e arrestimit të fundit. Kërkojmë që sa më shpejt të ndërpriten këto arrestime dhe të ndërpriten këto raste që u hodhën poshtë nga Tribunali i Hagës”, ka theksuar Alija, i cili këto reagime i ka shfaqur edhe nëpërmjet në apeli publik në emër të shoqatës. SHVL e UÇK-së “Kalaja” ka kërkuar zbardhjen e rastit të vdekjes së Hanif Dervishit nga Brodeci në burgun e Manastirit.

“Vdekje makabre nëpër qelitë e burgjeve sllave për shqiptarët nuk është risi dhe habi. Skena të këtilla jemi mësuar t’i përjetojmë që nga shekulli i kaluar, si në kohën e krajlave serb, partizanëve, Rankoviçit, Titos, Millosheviçit, Gligorovit, po tani edhe të Ivanovit e Gruevskit. Shprehim indinjatë të thellë ndaj të gjithë atyre që nëpër kohërat e vështira për popullin shqiptar, u gjinden në përkrahje të sunduesit e në dëm të popullit shqiptarë dhe arsyetojshin gjenocidin sllavë, po ashtu edhe në shekullin e XXI gjendet një parti politike shqiptare që me gjakun e këtyre burrave erdhi në pushtet dhe tani po i vret njerëzit e vet”, ka reaguar “Kalaja”. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *