Home / Lajme / Rajon / Situata në Kosovë e qëndrueshme por e brishtë

Situata në Kosovë e qëndrueshme por e brishtë

23 janar-
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Zannier tha se situata në Mitrovicë kërkon përpjekje të qëndrueshme dhe angazhim të vazhdueshëm me popullsinë e atyre zonave. Ai tha se është i nevojshëm vazhdimi i konsultimeve dhe bashkëpunimit me të gjithë faktorët e rëndësishëm.

Kosova veriore mbetet qendër e nxehtë mes tensioneve të vazhdueshme ndërmjet serbëve të Kosovës dhe komuniteteve shqiptare, tha në një takim të Këshillit të Sigurimit për Kosovës shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier.
Duke folur për rrethanat në Kosovë, i dërguar special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së tha se situata në vend është e qëndrueshme por e brishtë. Ai përmendi disa raste në veriun e Kosovës ku ka patur përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve. Ndërtimi i shtëpive nga shqiptarët përtej vijës së rënë dakord nga administrata e UNMIK-ut në Kosovë, tha ai, shkaktoi zemërim tek serbët të cilët i vunë zjarrin një makine.

“Është e qartë se UNMIK-u duhet të vazhdojë të mbikëqyrë procesin e rindërtimit dhe vëzhgojë situatën nga afër për tu siguruar se të gjitha komunitete respektojnë marrëveshjet ekzistuese për të siguruar stabilitetin dhe mbarëvajtjen e komunikimit të efektshëm.”

Në raportin e fundit të lëshuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, thuhet se ndërkohë që tensionet kanë rënë dukshëm në veri të vendit, ende vazhdojnë të ndodhin incidente në Mitrovicën veriore, që është një shkak për tu shqetësuar. I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Zannier tha se situata në Mitrovicë kërkon përpjekje të qëndrueshme dhe angazhim të vazhdueshëm me popullsinë e atyre zonave. Ai tha se është i nevojshëm vazhdimi i konsultimeve dhe bashkëpunimit me të gjithë faktorët e rëndësishëm.

Shefi i UNMIK-ut, Zannier theksoi mirëkuptimin me autoritetet e Kosovës mbi rolin e mundshëm të kësaj organizate për të promovuar zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri. Ai tha se stabiliteti afatgjatë dhe zhvillimi i Kosovës varet nga suksesi që do të ketë procesi i ripajtimit mes komuniteteve.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *