Home / Lajme / Maqedoni / S’ka pasaporta biometrike në dy gjuhë

S’ka pasaporta biometrike në dy gjuhë

11 janar-
Qytetarët janë të revoltuar dhe kërkojnë që tu mundësohet ta realizojnë të drejtën e tyre në pasaportë dygjuhësore. Ndërsa, zëvendësministri i Brendshëm, Xhevat Buçi rekomandon qytetarëve shqiptarë të mos nxitojnë edhe disa ditë për të parashtruar kërkesa për pasaporta derisa ministria të pajiset sërish me pasaportat dygjuhësore.

Qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për pasaporta dy gjuhësore tanimë dhjet ditë nuk mund ta realizojnë këtë të drejtë kushtetuese me arsyetimin se janë harxhuar këto pasaporta dhe se pritet së shpejti të furnizohen me të reja.

Deri atëherë të gjithë qytetarët shqiptarët shtetas të Maqedonisë janë të detyruar të marrin pasaporta vetëm në gjuhën maqedonase. Deri tani dhjetëra shqiptarë për shkak të nevojës për udhëtim kanë qenë të detyruar të marinë pasaporta në gjuhën maqedonase.

Qytetarët janë të revoltuar dhe kërkojnë që tu mundësohet ta realizojnë të drejtën e tyre në pasaportë dygjuhësore. Ndërsa, zëvendësministri i Brendshëm, Xhevat Buçi rekomandon qytetarëve shqiptarë të mos nxitojnë edhe disa ditë për të parashtruar kërkesa për pasaporta derisa ministria të pajiset sërish me pasaportat dygjuhësore.

“Ata që nuk nxitojnë mos të japin njëherë kërkesa që duan të furnizohen me pasaporta shqip, mirëpo mund të presin disa ditë deri sa të marrim informata konkrete dhe do ti informojmë se kur mund të marrin edhe në gjuhën shqipe pasaportat”, u shpreh Buçi.

Mirëpo as zëvendësministri Buçi nuk e din saktësisht se kur shqiptarët sërish do të mund të kërkojnë dhe të pajisen me pasaporta dy gjuhësore.

“Të jemi të qartë, me datë 15 janar do të kemi informata konkrete se kur kompania prej Gjermanisë do të na sjellë kontingjentin me pasaporta shqip, por kjo nuk do të thotë se me datë 15 do të arrijnë të njëjtit por vetëm do të kemi informatë të saktë”, shtoi ai. Pas rënies së murit të Shengenit, interesimi i qytetarëve për tu pajisur me pasaporta biometrike është rritur në mënyrë drastike.

emokracia e Re e Imer Selmanit sot ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të neglizhencës për pasaportat në gjuhën shqipe. “Është alarmant fakti se për të marrë pasaportën e re biometrike, qytetarët duhet që të presin me muaj të tërë, por ndonjëherë edhe më shumë se një vjet.

Me këtë problematikë kohëve të fundit janë ballafaquar shumë mërgimtarë shqiptarë të cilët nuk kanë arritur që të marrin pasaportat biometrike dhe në të shumtën e rasteve kanë rezikuar vendet e tyre të punës në shtetet evropiane ku jetojnë dhe punojnë. Poashtu, ka edhe shumë qytetarë të cilët me vite të tëra kanë pritur liberalizimin e vizave për të vizituar familjarët e tyre në shtetet evropiane, dhe tani për faj dhe dështim të MPB-së, ata përsëri nuk do të mund të pajisen me pasaportën e re”, akuzoi përfaqësuesja e DR-së, Samire Ibrahimi.

DR si shqetsues e përmendi edhe faktin se marrja e pasaportës në formë të përshpejtuar me pagesë më të madhe, përsëri ka bërë që qytetarët shqiptarë të heqin dorë nga marrja e pasaportës në dy gjuhësi pasi që autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i kanë lënë në pritje me muaj të tërë edhe pse sipas ligjit dhe kushtetutës, çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë pasaportën në dy gjuhësi në afat të njëjtë si ata të cilët e marrin pasaportën vetëm në gjuhën maqedonase.

“Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme, që të respektojë ligjin dhe të lejojë qytetarët shqiptarë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetues dhe ligjore që të pajisen me dokumenta në dy gjuhësi në afate më të shkurta dhe jo me termine të cilat janë jashtë çdo logjike dhe pritjeje:, theksoi ibrahimi. DR njëkohësisht ka kërkuar që procesi i dhënies së pasaportave dhe letërnjefotimeve të decentralizohet.

“Demokracia e Re i sygjoron MPB-së, që të bëjë decentralizimin e këtij procesi dhe kompetencat tja kalojë pushtetit lokal, me atë që do ti mundësojë që qytetarët e qytetit të Shkupit pasaportat dhe letërnjoftimet ti marrin në komunat ku ata jetojnë dhe jo si gjer tani në një lokacion të MPB-së.

Gjithashtu i propozojmë MPB-së, që kompetencat për dhënien e dokumentave për udhëtim t’ia ndajë edhe Komunave të reja që janë formuar me ndarjen teritoriale të vitit 2004, dhe me këtë të rritë efikasitetin e marrjes së pasaportave nga ana e qytetarëve. Rikujtojmë MPB-në se pikërisht decentralizimi si proces është një nga vrejtjet që e shohim në çdo raport të Komisionit Evropian për Maqedoninë”, shtoi përfaqëzsuesja e DR-së, Samire Ibrahimi.

Kapacitetet momental të sporteleve të MPB-së të autorizuara për dhënie të dokumenteve të udhëtimit është 3 mijë copë për 1 muaj, ndërsa tani pas rritjes së interesimit ndodh që ky numër të arrihet vetëm për një ditë. /alsat/ / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *