Home / Lajme / Rajon / Sllovakia do të tërheqë shumicën e ushtarëve nga Kosova

Sllovakia do të tërheqë shumicën e ushtarëve nga Kosova

5 janar-
“Pikësëpari, ajo që nuk e shoh si sfidë, janë sfidat nga jashtë. Më duhet të them se është lajm i mirë që nuk ka sfida nga jashtë. Ndërsa, nga brenda, mendoj se ka ende hendeqe mes grupeve etnike, të vendosura në disa pjesë të kufizuara, që mund të çojnë në akte dhune”, tha Bantler për REL, duke shtuar se “ende ka potencial që mund të shkaktojë probleme”.

Urim Hasipi
Komandanti i KFOR it, gjenerali Markus Bentler ka deklaruar se ndaj Kosovës “nuk ka sfida nga jashtë”, por konsideron se nga brenda “ka ende hendeqe mes grupeve etnike”.

“Pikësëpari, ajo që nuk e shoh si sfidë, janë sfidat nga jashtë. Më duhet të them se është lajm i mirë që nuk ka sfida nga jashtë. Ndërsa, nga brenda, mendoj se ka ende hendeqe mes grupeve etnike, të vendosura në disa pjesë të kufizuara, që mund të çojnë në akte dhune”, tha Bantler për REL, duke shtuar se “ende ka potencial që mund të shkaktojë probleme”.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se në përgjithësi situata e sigurisë ka qenë shumë e qetë në vitet e fundit, që e bën optimist se kjo gjendje do të vazhdojë. Ndërkaq në lidhje me çështjen e ngritur ditëve të fundit që ka të bëjë me hapësirën ajrore të Kosovës për mbifluturime dhe nëse do të lejohen ato, kreu i KF0R-it tha se “hapësira ajrore është në ‘pronësi’ të KFOR it”.

“Ekzistojnë të ashtuquajturat bisedime për normalizimin e hapësirës ajrore në baza të përhershme në Bruksel dhe ato do të vazhdojnë. Ndërsa, si pjesë e vendimit të ardhshëm politik, do të ketë diskutime të tjera”, tha Bentler.

Autoritetet sllovake planifikojnë që deri në fund të këtij viti të tërheqin 139 ushtarë që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë dhe të lë vetëm 20 ushtarë në shërbimet e informimit.

Ministri sllovak i Mbrojtjes, Jarosllav Bashka, ka deklaruar se vendimi për tërheqjen e ushtarëve është në pajtim me planin e NATO-s për të reduktuar gradualisht numrin trupave të KFOR it në Kosovë nga rreth 15.500 në 5.500.

“Deri në fund të vitit 2010, çeta e motorizuar, e cila në Kosovë shërben nën flamurin e NATO-s mund të kthehte në shtëpi. Më nuk llogaritet në grupin multinacional Qendra, në të cilin shërbejnë ushtarët tanë”, ka thënë ai.

Sllovakia, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, është e pranishme me trupat e saja në Kosovë prej 11 vjetësh. Njësia e parë prej 40 inxhinierësh ka ardhur në vitin 1999 dhe ka shërbyer në kuadër të batalionit austriak. Që nga viti 2002, në bazë të marrëveshjes me Ministrinë çeke të Mbrojtjes, njësia sllovake shërben në batalionin çeko sllovak të KFOR-it.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *