Home / Lajme / Maqedoni / Solana nuk do të ndërmjetësojë në kontestin e emrit

Solana nuk do të ndërmjetësojë në kontestin e emrit

Shkup, 14 janar –
Në ministrinë tonë të Punëve të Jashtme nuk kemi informacione të tilla sipas të cilave Havier Solana drejtpërdrejtë do të ishte inkuadruar në kontestin e emrit. Ai në të ardhmen do të punojë si këshilltarë i qeverisë spanjolle për çështje të sigurisë”, njoftoi ambasadorja de Lara.

Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ish përfaqësuesi i Lartë i BE-sw për politikën e përbashkët dhe të sigurisë nuk do të ndërmjetësojë në kontestin greko-maqedon për çështjen e emrit. Këtë sot e ka deklaruar ushtruesi i detyrës ambasador i Spanjës në Shkup, Marija Naheles Garsija de Lara duke prezentuar prioritetet e Spanjës, vendit kryesues me BE-në, në gjashtë muajt e ardhshëm. Ambasadorja de Lara shtoi se vendi i saj mbështet bisedimet greko-maqedone nën patronazhin e OKB-së për zgjidhjen e kontestit të emrit, por përjashtoi mundësinë e emërimit të ndërmjetësit që do të ndihmonte arritjen e një zgjidhje kompromisi. “Në ministrinë tonë të Punëve të Jashtme nuk kemi informacione të tilla sipas të cilave Havier Solana drejtpërdrejtë do të ishte inkuadruar në kontestin e emrit. Ai në të ardhmen do të punojë si këshilltarë i qeverisë spanjolle për çështje të sigurisë”, njoftoi ambasadorja de Lara. Auroambasadori Ervan Fuere sërish ftoi autoritetet maqedone për të shtuar përpjekjet që në periudhën e ardhshme të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit. “Ftoj qeverinë, parlamentin dhe institucionet tjera të vazhdojnë me reformat sepse ato janë vitale për të ardhsmen e vendit, për prosperitetin ekonomik, stabilitetin ekonomik, por edhe për anëtërësimin në BE”, shtoi Fuere. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *