Home / Sport / Speciale – Duke pritur derbin…

Speciale – Duke pritur derbin…

Të dielën në mbrëmje dy gjigandët e futbollit italian do matin forcat në “San Siro”, në një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatin e titullit kampion.

Aktualisht Interi ka gjashtë pikë më tepër se kuqezinjtë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë me probleme dëmtimesh dhe gjithçka në lidhje me formacionet do të kuptohet vetëm në momentin e fundit. Zikaltrit janë pothuajse pa mesfushë, në pritje të lajmeve nga Stankoviç, Tiago Mota, Muntari dhe Kambiaso. Nga ana tjetër Leonardo nuk do të ketë në dispozicion brazilianin Pato dhe mesfushorin hollandez Klarens Sedorf (por shpreson në riaftësimin në kohë të Alesandro Nestës).

Në tre ndeshjet e kampionatit me fillimin e vitit të ri skuadra e Hoze Mourinjos ka fituar dy herë me një gol diferencë (0-1 me Kievon dhe 4-3 me Sienën) dhe ka barazuar 2-2 me Barin, pasi u gjend fillimisht në disavantazh të dy golave. E kundërta ka ndodhur me Milanin, që ka treguar një formë të jashtëzakonshme duke i fituar të tre sfidat në kampionat bindshëm dhe me rezultate të thella (Milan-Xhenova 5-2, Juventus-Milan 0-3, Milan-Siena 4-0).

Tani le t’u hedhim një vështrim shifrave që na ofron historia e “Derbit të Madoninës” në vite. Ai i së dielës mbrëma është derbi numër 273 në total (200 në kampionat dhe në Kupë, 4 në Ligën e Kampionëve dhe 68 në raste të tjera). Në 272 sfidat e mëparshme, zikaltrit kanë dalë të fituar 94 herë, 71 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe 106 herë ka fituar Milani. 404 herë ka shënuar Interi në portën e “kushërinjve”, ndërkohë që ka pësuar 432 gola.

Nga totali i përballjeve, 204 prej tyre janë zyrtare. Këtu shifrat pothuajse janë në ekuilibër të plotë, pasi Interi ka fituar 71 herë, vetëm një herë më pak se kuqezinjtë, ndërkohë që 61 takime kanë përfunduar në “paqe”. Milani u ka shënuar rivalëve të përjetshëm 281 herë në ndeshjet zyrtare, kurse zikaltrit mbeten prapa me vetëm një gol më pak.

Nga 173 ndeshje në kampionat Interi ka dalë triumfues në 63 prej tyre, 58 ka fituar Milani dhe 52 kanë përfunduar në barazim. 253-235 në favor të zikaltërve është golaverazhi në përballjet e kampionatit midis ekipeve nga Milano.

Në fund po veçojmë pesë nga përballjet më interesante ndër vite:
Inter 6 – 5 Milan (6 nëntor 1949)
Milan 2 – 1 Inter (28 tetor 1984)
Inter 0 – 6 Milan (11 maj 2001)
Inter 0 – 3 Milan (12 prill 2005)
Milan 0 – 4 Inter (29 gusht 2009)

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka që u del para (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një sherr masiv në afërsi të tregut të Bit Pazarit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *