Home / Lajme / Maqedoni / Strasburgu punon për Sopotin, Parlamenti askund

Strasburgu punon për Sopotin, Parlamenti askund

30 janar-
Partia VMRO-DPMNE ka vazhduar t`i shmanget përgjegjësisë për miratimin e konkluzioneve të komisionit anketues për Sopotin, që me miratimin e tyre do të përsëritet procesi gjyqësor. “Kemi premtime se do të na lirojnë dhe drejtësia të jetë në anën tonë, por nëse nuk ndodhë kjo, atëherë ska pse shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve në Maqedoni, kur ata nuk e shofin drejtësinë”, ka theksuar Samet Lutfiu.

“ Nëse del në fund se këta janë viktima të një procesi , atëherë ata jo vetëm duhet të falen, por edhe t’u jepet dëmshpërblim”, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA Idriz Sinani, drejtues i forumit IGFM

Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg po punon në mënyrë intensive lidhur me shqyrtimin e rastit të Sopotit, derisa shqyrtimi i këtij rasti dhe rikthimini për rigjykim ka ngecur në institucionet vendore të Maqedonisë, gjegjësisht pranë komisionit anketues parlamentar të formuar nga të gjitha partitë politike.

Forumi Ndërkombëtarë për të Drejtat e Njeriut (IGFM) ka njoftuar se Gjykata e Strasburgut e ka njoftuar për procedurën dhe se së shpejti pritet siç thuhet të jepet një përgjigje pozitive. “ Nëse del në fund se këta janë viktima të një procesi , atëherë ata jo vetëm duhet të falen, por edhe t’u jepet dëmshpërblim”, ka theksuar Idriz Sinani, drejtues i forumit IGFM. Ndërkohë, lidhur me zvarritjen e rastit nga institucionet vendore, njëri nga të arrestuarit, Samet Lutfiu nga fshati Sopot ka deklaruar se politikanët shqiptarë duhet të jenë më të vendosur për t`i dhënë fund këtij procesi të montuar politik.

Partia VMRO-DPMNE ka vazhduar t`i shmanget përgjegjësisë për miratimin e konkluzioneve të komisionit anketues për Sopotin, që me miratimin e tyre do të përsëritet procesi gjyqësor. “Kemi premtime se do të na lirojnë dhe drejtësia të jetë në anën tonë, por nëse nuk ndodhë kjo, atëherë ska pse shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve në Maqedoni, kur ata nuk e shofin drejtësinë”, ka theksuar Samet Lutfiu.

Më 5 shkurt pritet që para Gjykatës së Apelit të paraqitet Zendel Klaiqi, i dënuar me 14 vite burg, kur pritet edhe epilogu i vendimit se çfarë do të ndodhë me të dënuarin e Sopotit. Rasti i Sopotit ka ndodhur shtatë vite më parë në fshatin Sopot të Kumanovës, kur nga shpërthimi i një mine humbën jetën dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një përkthyes i tyre, ndërsa më pas ky rast i`u ngarkua banorëve lokal, 11 prej të cilëve janë të dënuar me 156 vite burg. (INA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *