Home / Sport / Sulm me armë mbi kombëtaren e Togos

Sulm me armë mbi kombëtaren e Togos

Autobusi në të cilin kombëtarja e Togos udhëtonte drejt Angolës, ku të dielën nis Kupa e Afrikës, është sulmuar me mitraloz në kufirin midis Kongos dhe Angolës.

Si pasojë e sulmit të rebelëve, kanë mbetur të plagosur dy futbollistë, Akakpo dhe Obilale. Ata janë transportuar menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, agresorët kanë filluar të qëllojnë me mitraloz autobusin me të cilin skuadra afrikane po udhëtonte.

Njoftimet më të fundit flasin edhe për një të vdekur, që mendohet se është shoferi i autobusit. Përveç dy lojtarëve, kanë mbetur të plagosur edhe trajneri i portierëve, mjeku i ekipit, përgjegjësi i shtypit dhe një tjetër pjesëtar i stafit. Menjëherë autobusi është drejtuar në qendrën mjekësore më të afërt, ku të plagosurve u është dhënë ndihma e parë.

“Kishte gjak gjithandej, kishte të plagosur, nuk e di nëse do të jemi në gjendje të luajmë në Kupën e Afrikës”. Na qëlluan sikur të ishim qen dhe na u desh të fshiheshim nën sedilje për 20 minuta, për t’iu shmangur plumbave, tha për “football365.fr” Tomas Dosevi, sulmuesi togolez i Nantës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *