Home / Lajme / Rajon / Sulmohen punëtorët shqiptarë në lagjen “Kroi i Vitakut”

Sulmohen punëtorët shqiptarë në lagjen “Kroi i Vitakut”

Mitrovicë, 5 janar –
“Punëtorët, të cilët po kryenin punimet e instalimit të ujësjellësit për shtëpitë e banorëve shqiptarë në lagjen ‘Kroi i Vitakut’, kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes në momentin përballjes me sulmin e koordinuar të huliganëve, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndim të lehtë si rezultat i goditjes me gurë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.

Një grup prej 50 personave të panjohur, ikanë sulmuar fizikisht punëtorët e kompanisë “Kastrioti”, të cilët ishin duke punuar në rregullimin e ujësjellësit për shtëpitë e banorëve shqiptarë në “Kroin e Vitakut”, në veri të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të ketë ndodhur të martë rreth orës 14:00, në rrugën “Vojvode Misiqa”, në lagjen “Kroi i Vitakut”, ndërsa pesë punëtorët e kompanisë “Kastrioti”, janë sulmuar me gurë nga një grup personash të panjohur.

“Punëtorët, të cilët po kryenin punimet e instalimit të ujësjellësit për shtëpitë e banorëve shqiptarë në lagjen ‘Kroi i Vitakut’, kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes në momentin përballjes me sulmin e koordinuar të huliganëve, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndim të lehtë si rezultat i goditjes me gurë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.

Automjeti i kompanisë “Kastrioti”, në pamundësi të largohet nga vendi i ngjarjes, është demoluar dhe të njëjtit i është vënë zjarri nga ana e sulmuesve.

Hoti ka thënë se disa elemente kriminale vazhdojnë të shfrytëzojnë klimën aktuale politike dhe rrethanat e krijuara në veri të Kosovës, për të përfituar në aspekte të ndryshme.

Ndërkohë një mjet eksploziv ka shpërthyer të hënën në mesnatë në oborrin e një shtëpie, pronë e një shqiptari, në Kodrën e Minatorëve, në veri të Mitrovicës.

Policia njoftoi se njësitë e para reaguese policore pasi janë siguruar se nuk kishte të lënduar në njerëz, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa teknikët e kriminalistikës kanë filluar menjëherë me procedimin e ekzaminimit të vendit të incidentit.

Gjatë dy viteve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar rastin e tretë të shpërthimit të ngjashëm, në të njëjtin lokacion, të raportuar nga ankuesi i njëjtë. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *