Home / Lajme / Rajon / Tadiç: Kosova në BE, si pjesë e Serbisë

Tadiç: Kosova në BE, si pjesë e Serbisë

6 janar-
Nga Deçani, Tadiç bëri këtë deklaratë: “Do të doja të shihja jo vetëm Serbinë-pra edhe Kosovën si pjesë të sajën-anëtare të Bashkimit Europian, së bashku me të gjitha vendet e Ballkanit, shpresoj në vitin 2014’.

Deçan, Kosovë (Reuters) – Serbia vazhdon të mos heqë dorë nga Kosova. Edhe pse ishte paralajmëruar të mos bënte deklarata politike, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar edhe njëherë se Kosova mbetet e varur nga Serbia.

Nga Deçani, Tadiç bëri këtë deklaratë: “Do të doja të shihja jo vetëm Serbinë-pra edhe Kosovën si pjesë të sajën-anëtare të Bashkimit Europian, së bashku me të gjitha vendet e Ballkanit, shpresoj në vitin 2014’.

Kjo është vizita e dytë e Tadiç në Kosovë, vendin që më shumë se 90 % të popullisë e ka shqiptare, që shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008, e që njihet ndërkombëtarisht nga mbi 63 shtete. Edhe vitin e shkuar Zoti Tadic kreu një vizitë në Kosovë për Krishtlindjet Ortodokse, gjatë së cilës dha deklarata politike kundër pavarësisë .

Një ditë më parë, Zëvendëskryeministri Ramë Manaj tha për BBC-në se leja për këtë vizitë do të jepet me një kusht : që ajo të ketë karakter fetar dhe presidenti serb të përmbahet nga deklaratat politike.
/ Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *