Home / Lajme / Rajon / Tadiqi ia shkurtoi vetes mundësinë për ta vizituar Kosovën

Tadiqi ia shkurtoi vetes mundësinë për ta vizituar Kosovën

Prishtinë, 7 janar
“Sado që është treguar i përmbajtur, megjithatë nuk e la pa komentuar se Kosova gjoja është pjesë e Serbisë, edhe pse e dinë mirë se ka qëndruar në shtet tjetër – në Republikën e Kosovës, e cila është e pavarur dhe sovrane”, ka thënë Beqiri

Përfaqësues i presidentit të Kosovë, Xhavit Beqiri ka thënë se presidenti i Serbisë, Boris Tadiq e ka thyer marrëveshjen që gjatë qëndrimit në Kosovë, të mos jep deklaratë politike.

“Me këtë Tadië ia ka shkurtuar vetes mundësinë që ta vizitojë herëve tjera Kosovën”, ka thënë Beqiri për radion “B92”. Sipas tij, Tadiq e ka thyer marrëveshjen kur ka deklaruar se Sërbia do të hyjë në BE së bashku me Kosovën, si pjesë e saj.

“Sado që është treguar i përmbajtur, megjithatë nuk e la pa komentuar se Kosova gjoja është pjesë e Serbisë, edhe pse e dinë mirë se ka qëndruar në shtet tjetër – në Republikën e Kosovës, e cila është e pavarur dhe sovrane”, ka thënë Beqiri.

Tadiq erdhi të mërkurën pasdite në Manastirin e Deçanit, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, me lejen e Qeverisë së Kosovës, por me kusht që të mos bëjë deklarata politike.

Por, edhe pse ishte paralajmëruar të mos bënte deklarata politike, ai ka deklaruar edhe njëherë se Kosova mbetet e varur nga Serbia. “Do të doja të shihja jo vetëm Serbinë, pra edhe Kosovën si pjesë të sajën – anëtare të Bashkimit Evropian, së bashku me të gjitha vendet e Ballkanit, shpresoj në vitin 2014”.

Gjatë qëndrimit në Manastirin e Deçanit e kishte përshëndetur popullatën e atjeshme në gjuhën shqiptare me fjalët: ”Gëzuar Vitin e Ri”. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *