Home / Lajme / Maqedoni / Të gjithë shikonin, vetëm unë kërceva

Të gjithë shikonin, vetëm unë kërceva

28 janar-
“Jam krenar që falë meje kjo vajzë tani është gjallë, por me të vërtetë jam i lumtur që edhe unë mbeta gjallë për shkak se situata ishte shumë e rrezikshme. Nëse për një minutë nuk do të dilnim nga uji, vajza do të ishte e vdekur, ndërsa unë i ngrirë”, thotë djaloshi.

Aspak nuk mendova kur kërceva në Vardar të shpëtojë vajzë të panjohur. Kur pashë se askush nga populli i mbledhur në urë nuk dëshiron ta shpëtojë vajzën e cila kërkonte ndihmë dhe fundosej në ujë, unë i zhvesha pantallonat dhe në të njejtin moment u gjenda në lumë”, thotë për gazetën maqedonase “Vest”, një ditë pas veprës heoirike 19-vjeçari Sami Nuredin, kur nga ujrat e ftohtë të lumit Vardar e nxori të gjallë 24-vjeçaren S.J. nga rrethina e Shkupit

Edhe pse tejet i lumtur që ia ka shpëtuar jetën vajzës, Samiu dje gëzohej edhe se ai ka mbetur gjallë.

“Jam krenar që falë meje kjo vajzë tani është gjallë, por me të vërtetë jam i lumtur që edhe unë mbeta gjallë për shkak se situata ishte shumë e rrezikshme. Nëse për një minutë nuk do të dilnim nga uji, vajza do të ishte e vdekur, ndërsa unë i ngrirë”, thotë djaloshi.

Për Samiun nuk ka qenë hera e parë të shpëtojë njerëz nga ndonjë fatkeqësi. Për çudi, thotë ai, çdo herë ndodhet në vendet e fatkeqësisë ku duhej të shpëtohen jetat njerëzish.

“Hero më quajnë edhe fqinjët e mi. Një herë shpëtova edhe një fëmijë i cili për pak do të vdiste. Por, unë nuk ndjehem si hero. Zoti dëshiron që unë të ndihmojë dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen”, me modesti thotë Samiu.

Ai as nuk punon asgjë, madje, e as që mëson. Thotë se ditët i kalon në Urën e Gurit në qendrën e Shkupit që të mund të jetë midis njerëzve.

Në pyetjen se nëse sërish do të kërcente në lumin e Vardarit ose do të bënte diçka tjetër dramatike që të shpëtojë tjetër jetë, Samiu thotë: “Me shpirt e pres ditën kur duart e mia do të shpëtojnë edhe ndonjë jetë”, e përfundoi bisedën heroi nga Krushopeku i Shkupit

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *