Home / Sport / Terri ne “Qemal Stafa’, nisin hetimet

Terri ne “Qemal Stafa’, nisin hetimet

Pasi futbollistet e Realit i hipen avionit per t’u rikthyer ne qytetin e tyre, Madrid, ku ne stadiumin “Santiago Bernabeu” dritat nuk ikin kurre, ne Tirane nisen polemikat.

I menjehershem ishte reagimi i qeverise, e cila shkarkoi drejtorin e stadiumit zotin Perikli Dhales. Nderkohe qe Ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri ne deklaraten e tij te pare publike fajesoi OSSH-n per kete ngjarje.

Ministri i Sporteve i rikujtoi Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se per kete ndeshje, ishte vene ne dijeni per gadishmeri qe me date 14 janar ku ne baze te nje marreveshje OSSH duhet te garantonte ndricimin e stadiumit.

Por ceshtja ka kaluar per hetime edhe prane organit te policise. Pas ndeshjes disa punonjes te OSSH-se jane shoqeruar per t’u marre ne pyetje, si edhe eshte bllokuar dokumentacioni i komunikimit mes stadiumit dhe OSSH-se, si enti pergjegjes per ndricimin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *