Home / Lajme / Maqedoni / Tetova ndihmon Shkodrën me 50 mijë euro

Tetova ndihmon Shkodrën me 50 mijë euro

Tetovë, 13 janar-Kontigjenti me ndihmat është nisur gjatë ditës së sotme ndërsa komuna ka shprehur miërnjohje për të gjithë ata që u solidarizuan me qytetarët e Shkodrës dhe u dolën në ndihmë në këto ditë të vështira

Urim Hasipi
Apeli I komunës së Tetovës drejtuar ndërrmarjeve private dhe qytetarëve që të ofrojnë ndihmë për qytetarët e Shkodrës, nga përmbytjet që përfshinë këtë rajon, ka hasur në mirëkuptim tek shumica e afaristëve tetovarë të cilët kanë ofruar ndihma të ndryshme.

Të njejtat janë grumbulluar në njësinë e zjarrëfikësve në Tetovë dhe bëhet fjalë për ndihmë në vlerë prej 20 mijë eurove, siç janë batanije, mobilje, vaj, preparate higjienike, tesha etj, tha udhëhqësi I shërbimit për informim në komunën e Tetovës Bardhyl Zaimi.

Duke patur parasysh se vetëm komuna e Tetovës ka ndarë një ndihmë prej 30 mijë eurove atëherë I bie diku që Tetova do të ndajë 50 mijë euro për qytetarët e Shkodrës në shenjë solidariteti.

Kontigjenti me ndihmat është nisur gjatë ditës së sotme ndërsa komuna ka shprehur miërnjohje për të gjithë ata që u solidarizuan me qytetarët e Shkodrës dhe u dolën në ndihmë në këto ditë të vështira

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *