Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Festa e vitit të ri në sheshin Iliria

Tetovë:Festa e vitit të ri në sheshin Iliria

3 Janar-
Në orët e para të 2010 në repartin akusherik në spitalin klinik të Tetovës në jetë janë sjellur shtatë fëmijë, 4 prej tyre të gjinisë mashkullore dhe tre femra.Gjendja shëndetësore e të gjithë foshnjave të posalindur ka qenë e mirë.Kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti me këtë rast prindërev të fëmijës së parë I ka ndarë një shumë prej 30 mijë denarëve

Urim Hasipi
Qytetarët e Tetovës natën e ndrimit të motmoteve e kanë pritur në qiell të hapur nën tingujt e këngëtarëve Shkumbin Ismaili, Verim Zendelit, Big Mama, Bajramali Idrizi, makiato bend dhe këngëtarë tjerë të cilët deri në orët e vona të mesnatës në qendër të qytetit kanë festuar bashkërisht pritjen e vitit të ri.

Ndërkaq, në orën 24.00 qytetarëve të cilët mbushën sheshin e qytetit u është drejtuar kryetari I komunës së Tetovës, Sadi Bexhet, I cili uroi qytetarët për një vit të mbarshëm dhe të suksesshëm.Fëmija I parë I lindur në 2010 në qytetin e Tetovës është I gjinisë mashkullore ndërsa në jetë ka ardhur 20 minuta pas mesnatës.

Në orët e para të 2010 në repartin akusherik në spitalin klinik të Tetovës në jetë janë sjellur shtatë fëmijë, 4 prej tyre të gjinisë mashkullore dhe tre femra.

Gjendja shëndetësore e të gjithë foshnjave të posalindur ka qenë e mirë.Kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti me këtë rast prindërev të fëmijës së parë I ka ndarë një shumë prej 30 mijë denarëve.

Mbi 30 persona kanë përfunduar në spital gjatë festimit të natës së vitit të ri në Tetovë, si pasojë e konsumimit të pakontrolluar të alkoolit.

Pacientët kanë marrë helmime dhe janë sjellur në gjendje të dehur në repartin e ndihmës së shpejtë në Tetovë, thotë mjeku Jusuf Idrizi.

Edhe përkundër komunikacionit të stëngrakuar natën e vitit të ri, nuk janë shënuar aksidente përveç një aksidenti në dalje të qytetit të Tetovës për në autostradën për në Shkup, ku një 21 vjeçar ka marrë lëndime të rënda dhe mënjëherë është transferuar në Spitalet e Shkupit.

Ndërkaq gjatë 2 janarit janë rregjistruar edhe 7 aksidente në rrugët lokale të Tetovës

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *