Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi akuza drejt kreut të BIM dhe nismëtarëve për Burmali Xhaminë

Thaçi akuza drejt kreut të BIM dhe nismëtarëve për Burmali Xhaminë

22 janar-
Është interesant se kryetari i bashkësisë së fesë islame i cili bëri një blasfemi të dorës së parë kur e thirri Allahun që ta bllagosllov Gruevskin , tash është fshehur si miu në vrimat më të skajshme .Normalisht se ai mban përgjegjësi të skajshme për këtë tolerancë dhe këtë mundësi që në tokat e shqiptarëve të vendosen kisha dhe të pamundësohet ndërtimet e objekteve kulturore që kanë të bëjnë me fenë dhe kulturën e shqiptarëve”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, duke drejtuar akuza edhe ndaj këshillit inicues për ndërtimin e xhamisë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka drejtuar akuza ndaj kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë dhe iniciatorëve për ndërtimin e Burmali Xhamisë në Shkup.

Duke folur lidhur me problemet që kanë të bëjnë me ndërtimin e Burmali Xhamisë, Thaçi ka drejtuar akuza në drejtim të kryetarit të BIM, Sulejman Rexhepi.

“Është interesant se kryetari i bashkësisë së fesë islame i cili bëri një blasfemi të dorës së parë kur e thirri Allahun që ta bllagosllov Gruevskin , tash është fshehur si miu në vrimat më të skajshme .Normalisht se ai mban përgjegjësi të skajshme për këtë tolerancë dhe këtë mundësi që në tokat e shqiptarëve të vendosen kisha dhe të pamundësohet ndërtimet e objekteve kulturore që kanë të bëjnë me fenë dhe kulturën e shqiptarëve”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, duke drejtuar akuza edhe ndaj këshillit inicues për ndërtimin e xhamisë.
“Është edhe një i shëmtuar, i paparë që paraqitet si kryetar i Këshillit iniciativ për ndërtimin e kësaj Xhamie.Opinioni duhet të ketë njohuri se ai dhe shokët e tij kanë punuar dhe punojnë për të gjitha shërbimet antishqiptare dhe nuk duhet pasur asnjë shpresë se personat e tillë do të arrijnë që t’a përmirësojnë këtë gjendje dhe situatë”, ka theksuar Thaçi. Lidhur me mësimin e gjuhës maqedonase nga filloristët shqiptarë, Thaçi ka theksuar se për këtë ka argumente të forta.

”Unë e kam përpara dokumentin me të cilin Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për të mësuar nxënësit shqiptarë prej klasës së parë fillore.Mashtrimet dhe rrenat e Ali Babës me 40 hajdutët se bisedohet për cështjen e vendimit të ministrit kanë të bëjnë vetëm me mungesën e moralit , mungesën totale të legjitimitetit dhe insistimin e tyre për të treguar se shoqëria shqiptare ka krizë “, ka theksuar Thaçi. Ai ka folur edhe për zhvillimet e tjera në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *