Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi ankohet për bllokim të proceseve

Thaçi ankohet për bllokim të proceseve

15 janar-
Në fokus të bisedës ka qenë situata aktuale politike dhe ekonomike në Maqedoni.

Lideri i PDSH-së, Thaçi shprehi brengosjen e tij dhe të PDSH-së për bllokimin e proceseve euro-integruese, mosseriozitetin e qeverisë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit dhe bllokimin e proceseve reformuese.

Lideri I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, të enjten në Tetovë ka pritur në një takim Jonas Jonsson, udhëheqës i njësisë per Ballkanin perëndimor te Këshillit te Europes dhe Terkel Petersen, përgjegjës per Maqedoni dhe Shqipëri në sekretariatin e Këshillit të Evropës.

Në takim është disktuar për situatën aktuale në vend, me theks të veçantë për çështjen e emrit dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

Kreu i PDSH-së ka njoftuar këtë delegacion për qëndrimet e partisë që drejton ai lidhur me pasojat e moszgjidhjes së kontestit të emrit, mungesës së dialogut politik të mirëfilltë në Maqedoni mes pozitës dhe opozitës.

Thaçi dy mysafirët i ka njoftuar edhe për marrëveshjen e re politike të cilën e ofron PDSH-ja.

Në fokus të bisedës ka qenë situata aktuale politike dhe ekonomike në Maqedoni.

Lideri i PDSH-së, Thaçi shprehi brengosjen e tij dhe të PDSH-së për bllokimin e proceseve euro-integruese, mosseriozitetin e qeverisë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit dhe bllokimin e proceseve reformuese.

Po ashtu Thaçi siguroi përfaqësuesit e Komisionit Evropian se PDSH-ja dita-ditës po mundohet për sensibilizimin e situatës dhe se gjithashtu PDSH përpiqet që proceset ti kthejë në binarë të drejtë, që Maqedonia jo vetëm të integrohet në strukturat euro-atlantike, por me ketë ajo do të kontribuojë për një rajon më stabil dhe të sigurt.

Ndërsa përfaqësuesit e Komisionit Evropian theksuan se PDSH-ja duhet të vazhdojë me këta trende dhe shprehën mirënjohje për kontributin dhe përpjekjet e PDSH-së për integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *