Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi përajshton Veselin nga PDSH-ja

Thaçi përajshton Veselin nga PDSH-ja

Tetovë, 12 janar
Zyrtarisht në PDSH njoftojnë se Abdylhadi Veseli ka dhënë dorëheqje në postet partiake. “Dorëheqja e Veslit është për shkaqe shëndetësore”, deklaroi për Tv Kohën zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeri

Nënkryetari i Partisë Demokrastike Shqiptare Abdylhadi Veseli është larguar nga të gjitha postet në radhët e kësaj partie. Zyrtarisht në PDSH njoftojnë se Abdylhadi Veseli ka dhënë dorëheqje në postet partiake.

“Dorëheqja e Veslit është për shkaqe shëndetësore”, deklaroi për Televizionin Koha zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeri. Megjithatë jozyrtarisht në PDSH thonë se Veseli është larguar nga radhët e PDSH-së nga ana e kryetarit të kësaj partie Menduh Thaçi.

“Kryetari Thaçi e ka larguar Veselin nga postet partiake për shkak të informatave për inkriminimin e tij në aktivitete kriminale dhe shfrytëzimin e pozitave partiake për të ushtruar trysni ndaj pushtetit lokal”, deklaroi për televizionin Koha funksionar i lartë i PDSH-së, duke insistuar të mbetet anonim.

Veseli para dy viteve kaloi në radhët e PDSH-së nga pozita e kryetarit të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), duke shpallur shkrirje të PPD-së në

PDSH.
Këtë shkrirje e patën kundërshtuar anëtarë të lartë të kësaj partie.
Largimi i Veslit është largimi i dytë i një funksionari të lartë nga radhët e PDSH-së brenda 10 ditëve.

Paraprakisht dorëheqje nga postet partiake ën PDSH ka dhënë edhe funskinari i lartë i kësaj partie, Refet Elmazi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *