Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Vejseli do të mbajë përgjegjësi politike

Thaçi:Vejseli do të mbajë përgjegjësi politike

14 janar-
Dua të theksoj se largimi im nga PDSH-ja ishte mu për shkak të këtij personi, I cili tentonte që të keqpërdor pozicionin e tij partiak me aktivitete kriminale për përfitime personale.Ai person mund të kishte vend çdo kund tjetër por jo edhe në PDSH-në që e njoh unë.Me përjashtimin e tij, unë Refet Elmazi do të bëhen aktivist I PDSH-së dhe uroj kryetarin që të vazhdojë me reformat e brendëshme për kyçjen e personave të rëndësishëm dhe me relevancë në PDSH”, tha Refet Elmazi për Tv Koha

Urim Hasipi
Tetovë, -Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi duke komentuar largimin e ish nënkryetarit Adbyladi Vejseli nga partia që drejton ai, tha se Vejseli do të mbajë përgjegjësi politike dhe përgjegjësi penale.

”Unë gjatë fushatës zgjedhore kam nënshkruar një memorandum me shoqërinë civile se nuk do të bëjmë presion ndaj kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe në këtë drejtim unë së bashku me PDSH-në, do të qëndrojmë prapa kësaj marrëveshje.

Ne jemi dakorduar që Bexheti të jetë kryetar I të gjithë qytetarëve të Tetovës pa dallime fetare, kombëtare dhe se ai do të jetë në shërbim të të gjithëve.

Jo PDSH-ja por asnjë funskionar I lartë I PDSH-së nuk do të tolerohet që të bëjë shantazhe dhe kërcënimë ndaj pushtetit local dhe për këtë ai person sigurisht se do të bartë përgjegjësi morale dhe përgjegjësi penale”, tha Menduh Thaçi gjatë një deklarate për shtyp të enjten në Tetovë.

Ai ka përjashtuar çdo mundësi që largimi I Refet Elemazit të krahasohet me përjashtimin e Abdylhadi Vejselit.

Ndërkaq, në një prononcim për Tv Koha, Refet Elmazi ka theksuar se Abdylhadi Vejseli, në kontest me largimin e tij ka dashur të relativizojë përjashtimin e vet.

”Dua të theksoj se largimi im nga PDSH-ja ishte mu për shkak të këtij personi, I cili tentonte që të keqpërdor pozicionin e tij partiak me aktivitete kriminale për përfitime personale.

Ai person mund të kishte vend çdo kund tjetër por jo edhe në PDSH-në që e njoh unë.

Me përjashtimin e tij, unë Refet Elmazi do të bëhen aktivist I PDSH-së dhe uroj kryetarin që të vazhdojë me reformat e brendëshme për kyçjen e personave të rëndësishëm dhe me relevancë në PDSH”, tha Refet Elmazi për Televizionin Koha.

Ndrsyhe, gjatë ditës së enjte kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare ka pritur anëtarë të ish nëndegës së Dr në Saraj, të cilët kalojnë në radhët e PDSH-së.

Sipas Fidan Aliu, ish anëtar I kryesisë së nëndegës së Dr në Saraj , kalimi në PDSH bëhet për shkak se vetëm platfroma e kësaj partie është shpëtim për shqiptarët e Maqedonisë.

I pyetur për rejtingun e partive gjatë anketës së fundit, tha se liderët duhet të kujdesen për zgjidhjen e problemeve e jo të meren me anketa.

Mendoj se liderët e partive politike më shumë duhet të meren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe të jenë efektiv në punën e tyre si dhe më pak të meren me rejtingun e tyre dhe me anketa.Për momentin PDSH-ja është forca dominante tek shqiptarët e Maqedonisë”, tha Thaçi.

Demokracia e Re ka hedhur poshtë këto kalime ku sipas zëdhënësit të DR-së Arjanit Hoxha, PDSH-ja është në krizë të thellë politike.

“Nuk do të komentojmë deklaratën e personit që e ka dhënë në partinë që është në zhdukje e sipër si pasojë e tranzicionit politik.

Personi në fjalë nuk është as anëtar I thjeshtë I Dr-së aq më pak që nuk ka lidhje me strukturat e Dr.Është përkeqardhje që PDSH-ja, skenën politike po e banalizon duke marrë njerëz nga rruga dhe t`I prezantojë si ish anëtarë të Dr-së.

Në qoftë se Dr bënte pres konferenca meç do anëtar që I bashkangjitet Dr me siguri se do duhej të mbajë 20 mijë pres konfernca ndërsa PDSH-ja me këtë dëshmon se është në krizë të thellë politike”, tha zëdhënësi Hoxha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *